Ish-ambasadori i Kosovës në Bullgari: Vizita e Scholz është historike, ka më shumë karakter regjional

Aktuale

Ish-ambasadori i Kosovës në Bullgari: Vizita e Scholz është historike, ka më shumë karakter regjional

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 21:17
Edon Cana

Ish-ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana, ka thënë që vizita e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në Kosovë është historike.

Cana ka thënë që kjo vizitë ka më shumë karakter regjional.

“Vizita e kancelarit gjerman në Kosovë, është e vërtetë që është një vizitë historike, jo në nivel bilateral, por më shumë në kontekstin regjional. Kjo vizitë ka karakter regjional dhe mendoj që po krijohet një momentum i duhur që ta ringjallin këtë proces të vdekur [Procesin e Berlinit], i cili e komplementon procesin e integrimit, apo i ndihmon gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor për t’u integruar në Bashkimin Evropian”.

“Ne e kemi përcjellë procesin e integrimit që nga samiti i Selanikut dhe mund të them që them që është shumë dëshpëruese në cilën situatë gjendet procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor, nuk ka vullnet politik dhe nuk ka pasë vullnet politik për ta shtyrë procesin”, tha ai.

Tutje Cana e ka komentuar edhe deklaratën e kancelarit Scholz, sa i përket ringjalljes së Procesit të Berlinit.

“Për nga përvoja nuk jam shumë optimist, e kemi parë që procesi i Berlinit në njëfarë forme ka pasë karakter simbolik; në vitet e kaluara kemi pasë një vendim që e përmendi Kurti i nënshkrimit të disa iniciativave që i shërbejnë platformës së integrimit, fillimisht të rajonit brenda vetes (tregu i përbashkët rajonal) i cili në njëfarë forme është nuk dallon edhe nga ‘Open Ballkan’ është një gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat