Presidentja Osmani takohet me presidentin slloven në Greqi

Aktuale

Presidentja Osmani takohet me presidentin slloven në Greqi

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 13:46
Borut Pahor dhe Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin slloven, Borut Pahor, në Greqi ku po marrin pjesë udhëheqës rajonalë.

“Kënaqësi ta takoja presidentin Borut Pahor në SEECP  në Thessaloniki për të ritheksuar marrëdhëniet tona të shkëlqyera dypalëshe dhe për ta falënderuar për mbështetjen në rrugën tonë euroatlantike”, ka shkruar Osmani.

Presidentja Osmani po qëndron në Greqi ku ndër të tjerë është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, ndërsa mori pjesë edhe në darkën e shtruar ku pjesëmarrës ishte edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, si dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat