Mik nga fëmijëria/ Pas sulmeve për operim, Milazim Krasniqi i del në mbrojtje ministrit Latifi

Aktuale

Mik nga fëmijëria/ Pas sulmeve për operim, Milazim Krasniqi i del në mbrojtje ministrit Latifi

Nga: A.M Më: 11 qershor 2022 Në ora: 14:23
Milazim Krasniqi dhe Rifat Latifi

Së fundmi, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi është operuar, pas disa problemeve shëndetësore.

Mirëpo, në lidhje me këtë, ministri Latifi u kritikua se pse u operua te një kirurg, e jo një tjetër.

Për këto, kritika ndaj ministrit ka reaguar edhe profesori Milazim Krasniqi, i cili i doli në mbrojtje Latifit.

“Ministri Rifat Latifi ka mundur të operohej në klinika private, ka mundur të shkonte në ndonjë shtet tjetër. Po të donte, ai mund të merrte avion privat e të shkonte ku të donte, sepse pasuria e tij e fituar me punë në SHBA, ia mundëson atë gjë.Por, me modestinë e tij të tepruar, ka zgjedhur të operohet në spitalin tonë publik. Pra, në vend se të vlerësohej ky gjest modestie i ministrit, ai nuk po lihet i qetë as ta përballojë gjendjen pasoperative. Sulmet ndaj tij, që nga qizmet e deri te sëmundja, po marrin përmasat e një fushate sadiste”, shkroi Krasniqi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Po lexoj, si rrallëherë i çuditur, disa tekste që po “raportojnë” për operimin e Dr. Rifat Latifit, ministrit aktual të shëndetësisë, ku po e denoncojnë pse e ka operuar një kirurg, e jo një tjetër. Po të mos ishte keqdashëse, kjo mënyrë e tematizimit të operimit të ministrit, do të ishte naive. Por, është keqdashëse. Bile mizore. Ministri Rifat Latifi ka mundur të operohej në klinika private, ka mundur të shkonte në ndonjë shtet tjetër. Po të donte, ai mund të merrte avion privat e të shkonte ku të donte, sepse pasuria e tij e fituar me punë në SHBA, ia mundëson atë gjë.Por, me modestinë e tij të tepruar, ka zgjedhur të operohet në spitalin tonë publik. Pra, në vend se të vlerësohej ky gjest modestie i ministrit, ai nuk po lihet i qetë as ta përballojë gjendjen pasoperative. Sulmet ndaj tij, që nga qizmet e deri te sëmundja, po marrin përmasat e një fushate sadiste. Rifati nuk e meriton këtë trajtim mizor.

Pse po e them këtë gjë? Rifat Latifin e kam mik të mirë, që nga fëmijëria. Dobësia e tij më e madhe është se megjithë sukseset e mëdha, që i mundëson vetëm “ëndrra amerikane”,ka ngelë njeri modest dhe një idealist i papërmirësueshëm. Si i tillë ai është ndier gjithnjë borxhli ndaj Kosovës e ndaj shqiptarisë. Ajo është arsyeja e vetme që është kthyer për të shërbyer si ministër. Jo ndonjë ideologji partiake. E ka kthyer nostalgjia dhe idealizmi kombëtar. (Në vitin 1991 më pati thënë se nëse nuk do të kthehej për të kontribuuar në Kosovë, të mos e llogaritnim ndër të gjallët.) Keqkuptimi i tashëm i Rifatit me segmente të shoqërisë është se Rifati nuk ka ndryshuar, ka mbetur modeste e idealist, ndërsa shoqëria jonë ka ndryshuar gati tërësisht. Kjo shoqëri e ndryshuar, e degraduar në shumë aspekte, në vend se të jetë falënderuese ndaj sakrificës që bën Rifati, ka filluar të tallet me të, si të ishte ai një bashkatdhetar i kthyer, pasi e kanë dëbuar nga puna në “baushtellë.”

Nëse LVV e ka sjellë Dr. Rifat Latifin, për të mbuluar dështimin e saj të tmerrshëm në kohën e pandemisë, pra, për të larë duart si Pontie Pilati, kur ua la në dorë Jezusin (Mesihun) hierarkëve e masës së mbushur urrejtje, opozita, mediet dhe shoqëria duhet të kenë më shumë respekt për sakrificën e tij. Duhet të inkurajohet e të ndihmohet që të inicojë një reformim rrënjësor të sistemit të dërrmuar të shëndetësisë. Një ministër si Rifati, nuk funksionion si zjarrfikës, po funksionon si arkitekt.

Fushata sadiste kundër Dr. Rifatit, atij nuk ka çka t’i bëjë. E ka moshën dhe formimin që mund të injorojë shkulmet e tilla me lehtësi. Por, nëse vazhdon me këtë mënyrë trajtimi negativ i atyre që kthehen, ata thjesht e humbin motivin që të kthehen, sado nostalgji e idealizëm që të kenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat