Deputetja gjermane kërkon të ngrihen negociatat me Serbinë

Aktuale

Deputetja gjermane kërkon të ngrihen negociatat me Serbinë

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 15:22
Renata Alt

Deputetja gjermane, Renata Alt, nëpërmjet një postimi në Twitter ka kërkuar që të ngrihen negociatat me Serbinë për anëtarësimin e tyre në BE.

Ajo shkruan se beson se janë duke u mashtruar nga Serbia, më saktësisht nga presidenti i saj, Aleksandër Vuçiq.

“Reagimi i Presidentit të Serbisë gjatë konferencës për media mbi kërkesën për njohjen e Kosovës është skandaloze. Negociatat e anëtarësimit në BE me Serbinë duhet të ngrihen. Vuçiq na ka mashtruar për një kohë të gjatë”, shkroi Alt, në llogarinë e saj në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat