Dy vjet më parë qytetarët e festuan Ditën e Paqes me Clinton dhe Albright

Aktuale

Dy vjet më parë qytetarët e festuan Ditën e Paqes me Clinton dhe Albright

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 09:04
Bill Clinton dhe Madeleine Albright

Kosovarët çlirimin e vendit dy vjet më parë e festuan bashkë me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, dhe ish-sekretaren amerikane të shtetit, Madleine Albright, e cila ka vdekur më 23 mars të këtij viti.

Clinton dhe Albright mbeten fytyrat më të dashura dhe më të çmuara për popullin, pasi ishin ndër personalitetet që ndihmuan për çlirimin e Kosovës.

Albright në fjalimin e saj, kishte treguar sa rëndë e kishte përjetuar robërimin e kosovarëve, më 1999.

“Një djalë i vogël aty mbante një letër në të cilën shkruante unë e dua Amerikën dhe unë dua të kthehem në Kosovë.U ndala dhe bisedova me nënën e tij e cila më tregoi se gjyshi i djaloshit kishte vdekur derisa gjyshja nuk dihet nëse është e gjallë ka ngelur në Prishtinë. Pastaj hyra edhe në një tend kishte fëmijë e gra dhe iu thashë keni durim sepse do të ktheheni në Kosovë dhe se NATO do iu ndihmojë të bëni jetë normale.Falë burrave dhe grave në KFOR ne e mbajtëm premtimin”, kishte deklaruar Albright.

E ndjera e kishte pranuar se liria nuk do të ishte e mundur pa shefin e saj, presidentin Clinton. Në natën më kritike, ky e kishtë marr në telefon.

“Presidenti Clinton donte të sigurohej që Kosova do jetë e sigurtë.Në natën kur nisën bombardimet më thirri në mes të natës dhe më tha Medllin avionët u nisën ne po e bëjmë veprimin e duhur. Unë ia ktheva po Zotëri President pajtohem plotësisht me ju”.

Në skenën që ishte bërë në formë të shenjës së NATO-s, për të nderuar intervenimin e aleancës në Kosovë, fjalën e kishte marrë edhe Clinton që më 1999 ishte presidenti 42 i SHBA-së.

Ai nuk ngurroi aspak të thotë se bëri mirë që vendosi pro sulmeve ajrore, pasi kështu ia arriti qëllimit që shekulli XX të mos përfundonte nën shenjën e luftës së pergjakshme të Kosovës. madje tha se vendi i largët evropian bëri bashkë amerikanët dhe perëndimorët në tërësi.

“Kosova për botën ,për shtetet e bashkuara të Amerikëssi dhe për Naton qëndron si dicka më e madhe se vetë ne.Para se të mendoni për krejt atë që ju duhet të bëni jeni falënderues për udhëtimin që keni bërë në këto 20-vjet”,ka thënë Clinton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat