​Kërkohet që sa më parë të krijohet strategjia për drejtësi tranzicionale, MD thotë se nuk mungon vullneti politik

Aktuale

​Kërkohet që sa më parë të krijohet strategjia për drejtësi tranzicionale, MD thotë se nuk mungon vullneti politik

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 12:59
​Kërkohet që sa më parë të krijohet strategjia për drejtësi tranzicionale, MD thotë se nuk mungon vullneti politik

Drafi i parë i Strategjisë për Drejtësi Tranzicionale deri në shtator pritet të jetë në diskutim publik, ndërsa edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës që sa më shpejt ta hartojë këtë strategji.

Kështu u tha me rastin e publikimit të udhëzimit “Drejt një Strategjie Kombëtare të Drejtësisë Tranzicionale për Kosovën”, nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDHK).

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u shpreh nuk mungon vullneti i Qeverisë së Kosovës për finalizim e strategjisë për drejtësi tranzicionale.

Haxhiu u shpreh se tashmë Projektligji për Institutin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë aktualisht është në diskutim publik dhe së shpejti planifikojnë ta dërgojnë në Qeveri.

Haxhiu: Vullneti politik nuk mungon për hartimin e kësaj strategjie

Ministria e Drejtësisë është e angazhuar në hartimin e një strategjie e cila ka në fokus viktimat dhe nevojat e veçanta të tyre. Andaj konsultimi i vazhdueshëm me të gjithë ata që janë prekur nga lufta duke iu kushtuar vëmendje të veçantë krimeve dhe abuzimeve të kryera ndaj grupeve të margjinalizuara është mënyra më e mirë për t’i njohur pwr së afërmi nevojat e tyre që ato pastaj të pasqyrohen qartë në strategji. Duke qenë pjesë e planit qeverisës padyshim që vullneti politik në finalizimin e kësaj strategjie mbi parimet bazë për drejtësi tranzicionale nuk mungon, në fakt ne jemi më të përkushtuar si asnjëherë më parë që të trajtojmë të kaluarën tonë dhe t’i japim kahje të ardhmes drejtë respektimit dhe garantimit, por po ashtu edhe të drejtave të njeriut. Megjithatë duhet ta pranojmë se hartimi i kësaj strategjie deri tani ka qenë mjaftë sfidues, institucioneve të Kosovës duke se iu mungojnë kapacitetet e nevojshme për zhvillimin e politikave në drejtësi tranzicionale”, u shpreh Haxhiu.

Kurse, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog u shpreh se publikimi i këtij udhëzuesi do të ndihmojë në zhbllokimin e vonesave për hartim të strategjisë për drejtësi tranzicionale.

Ai i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që sa më parë të hartojë draftin e kësaj strategjie.

Szunyog: Qeveria e Kosovës sa më parë të hartojë draftin e strategjisë për drejtësi tranzicionale

Udhëzuesi duhet të ndihmojë në zhbllokimin e vonesave aktuale në hartimin e strategjisë për drejtësi tranzicionale për Kosovën. Qëllimi i udhëzuesit është që t’ia angazhojmë politikanët dhe popullin që të kërkojnë veprime të qarta nga autoritet dhe të fillojnë diskutimet për drejtësi tranzicionale. Strategjia për drejtësi tranzicionale jo vetëm që do të shpërfaqë zotimin e autoriteteve për tu marr me të kaluarën dhe të mundësojnë edhe një mbyllje, por gjithashtu siguron edhe efektivitet maksimal të punës së drejtë, objektive të përmirësimit të reagimit ligjor dhe politikave ndaj kësaj çështje, Kosova si një shoqëri e larmishme që del nga konflikti ende ka nevojë për transformime shoqërore, bashkëjetesë paqësore dhe pajtim, por pa këtë qasje gjasat për zhvillim pozitiv janë të kufizuara, prandaj BE i bënë thirrje Qeverisë që ta finalizojë draftin e strategjisë për drejtësi tranzicionale. Në strategji Qeveria ka nevojë që të adresojë të gjitha sfidat dhe të marr masa për të siguruar nëse ky proces është gjithëpërfshirës me qartësi në zgjidhje dhe nuk ka diskriminim”, u shpreh shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë.

Udhëheqësi i Divizionit për Drejtësi Tranzicionale, Baki Svirca u shpreh se në shtator pritet të jetë në diskutim publik drafti i parë formal për strategjinë për drejtësi tranzicionale.

Svirca: Deri në shtator drafti i parë i strategjisë për drejtësi tranzicionale do të jetë në diskutim publik

Ajo që dua ta theksoj është se shumë shpejt do të del drafti i parë I cili do tu shpërndahet anëtarëve të grupit punues dhe besoj që nuk mund ta precizoj por në një afat gogja optimal do të ketë edhe do të vendoset në platformën diskutive paraprake dhe pas asaj do të jenë diskutimet publike. Unë besoj që deri kah shtatori do të jetë në diskutime publike drafti i parë formal i cili ka pastaj mundësi për tu përmbushur dhe plotësuar”, u shpreh Svirca.

Hulumtuesi i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Besnik Beqaj tha se qëllimi kryesor i një strategjie të drejtësisë tranzicionale është t'u sigurojë viktimave dhe të mbijetuarve dëmshpërblim për shkeljet e pësuara të të drejtave të njeriut, vendosjen e besimit në legjitimitetin e shtetit dhe funksionin e sundimit të ligjit, vendosjen e kohezionit social të qëndrueshëm dhe kërkimin e pajtimit.

Beqaj: Strategjia për drejtësi tranzicionale duhet të krijojë shoqëri të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe paqësore

Masat e drejtësisë tranzicionale duhet të inkurajojnë tranforimin politik, shoqëror dhe ekonomik dhe të avancoj barazinë gjinore në dy objektiva dalluese. Në një konsideron se duhet të arrihet drejtësi për viktimat dhe nën dy konsideron se drejtësia tranzicionale duhet të kontribuoj në krijimin e një shoqërive të drejta, gjithëpërfshirëse dhe paqësore. Në anën tjetër drejtësia tranzicionale karakterizohet nga dy qëllime fillestare që janë ndërrimi i besimit mes qytetarëve dhe njohja e statusit të viktimave, ndërsa si dy qëllime përfundimtare konsideron demokratizime e shoqërive dhe pajtimin në fund.... 14’49 Ne kemi konsideruar 11 parime bazë që një strategji në draftimin e saj të merret parasysh nga grupi punues në fillim kemi konsideruar që strategjia duhet me marr periudhën kohore për hulumtim dhe fushëveprim të saj nga janari i viti 1998 deri në dhjetorin e vitit 2000. Sepse përderisa viktimat janë qendër e drejtësisë tranzicionale kemi shumë viktima të cilat ndoshta janë afektuar dhe si pasoj e konfliktit të armatosur dhe janë të ndërlidhura. Nën dy kemi konsideruar se qasja e përqendruar në viktima duhet të jetë pikë qendrore e strategjisë kombëtare”, theksoi ai.

Sipas këtij udhëzimi objektivat strategjike për drejtësi tranzicionale janë: Të mbështes të drejtat e viktimave për dëmshpërblime, duke përfshirë njohjen e përgjegjësisë, kornizën kohore për pranueshmërinë, një përcaktim dhe kategorizim të qartë të të drejtave dhe të llojeve të dëmshpërblimeve, afatin kohor për administrimin e reparacioneve, burimet dhe shpërndarjen e financimit. Legjislacioni duhet të tregojë gjithashtu institucionet përgjegjëse për dëmshpërblimin si dhe organet përgjegjëse për ofrimin e mbikëqyrjes; Të sigurohet që programet e dëmshpërblimit të përfshijnë forma të ndryshme përtej kompensimit, të tilla si masat e kënaqësisë, të kthimit dhe të rehabilitimit si dhe garancitë për mospërsëritje; në shkallën, në të cilën masat janë të dizajnuara dhe të afta për t'i rikthyer viktimat në gjendjen e tyre fillestare përpara se të ndodhnin shkeljet, që është rivendosja e lirive, e punësimit, e pronës dhe e dëmeve morale, siç përkufizohet në dokumentin udhëzues; Të sigurohet se reparacionet zbatohen në mënyrë të barabartë dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë përfituesit, të lidhura me proceset afatgjata të zhvillimit. Për këtë qëllim, është thelbësore të krijohet një bazë e unifikuar dhe e kategorizuar e të dhënave e të gjithë përfituesve, pavarësisht nga të drejtat ose lloji i kompensimit dhe t'i bëjnë këto të dhëna të qasshme për shqyrtim publik sipas ligjeve dhe procedurave të mandatuara për mbrojtjen e të dhënave; Të sigurohet pranimi i shkeljeve, mbështetja për kërkimin e së vërtetës, kërkimi e personave të zhdukur, gjetja/rivarrimi i mbetjeve njerëzore, kërkimi i faljeve publike dhe ngritja e memorialëve dhe përkujtimet.

Udhëzuesi “Drejt një Strategjie Kombëtare të Drejtësisë Tranzicionale për Kosovën”, me autor Thomas Osorio i cili nuk kishte pasur mundësi të vijë në Kosovë për ta prezantuar, është mundësuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDHK) dhe Zyrën e BE-së në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat