“Lukthi s’mi duron ata që nuk e përmendin UÇK-në”/ Gani Geci i reagon Nitajt: O Muharrem, çka me ba tash, a me dekë a?

Aktuale

“Lukthi s’mi duron ata që nuk e përmendin UÇK-në”/ Gani Geci i reagon Nitajt: O Muharrem, çka me ba tash, a me dekë a?

Nga: N. Sh. Më: 13 qershor 2022 Në ora: 13:25
Gani Geci dhe Muharrem Nitaj

Muharrem Nitaj nga AAK ka reaguar ndaj ministre Donika Gërvalla, për mos përmendjen e UÇK-së në 23 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se lukthi nuk ia duron ata që provojnë mos me e përmend UÇK-në dhe që shiten patriotë.

Diqysh lukthi s’mi duron ata që provojnë mos me e përmend UÇK-në. E janë disa që flasin kodër mbas bregut, edhe plus shiten patriotë! Kush e ka jetuar kohën e djemve të UÇK-së, e di që ata kanë qenë krenaria e këtij kombi, zemra e shpirti i tij… Shkëlqimi i tyre nuk zbehet asnjëherë!”, ka shkruar Nitaj.

Mirëpo, Muharrem Nitajt i ka reaguar ish-deputeti i LDK-së dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Gani Geci.

Geci e sygjeron Nitajn që të merr ndonjë hap për lukth, derisa shton se, nuk mundet me i shti njerëzit me zor me fol qysh ka dëshirë ai.

“O merre një Omeproll, ose një Omeprazoll edhe të men lukthi. Tash me i shti njerëzit me zor me fol qysh ki ti deshirë nuk mundesh oooo Muharrem. Ka edhe dikujt që i dhemb lukthi kur të nin ty e mu tu fol, po çka me ba tash, a me dekë a??!!”, shkruan Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat