Kosova merr mbështetje nga Austria për liberalizim të vizave/ Ja çfarë u tha në konferencën e Gërvallës dhe Schallenberg

Aktuale

Kosova merr mbështetje nga Austria për liberalizim të vizave/ Ja çfarë u tha në konferencën e Gërvallës dhe Schallenberg

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 07:06 Përditësuar në ora: 13:22 më 14.06.2022
Foto nga konferenca

Gërvalla: Austria, akter shumë i rëndësishëm në procesin e integrimit në BE

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë që Austria është një shtyllë e rëndësishme për përfaqësimin e interesave të Ballkanit.

Gërvalla gjatë konferencës së përbashkët për media me homolgun austriak, Alexander Schallenberg, tha se Austria meriton të veçohet si një akter shumë i rëndësishëm në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Jam shumë e kënaqur që mund të them që bashkëpunimi ynë me Austrinë është i ngushtë dhe pozicionet tona janë shumë të afërta. Homologun tim, e falënderova gjithashtu për mbështetjen aktive në përpjekjet tona për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, jo vetëm në BE, por edhe në mekanizma të tjerë ndërkombëtarë. Austria është një shtyllë e rëndësishme për përfaqësimin e interesave të rajonit tonë, e në këtë rast edhe Kosovës”, tha ajo.

Është fakt i ditur që Austria bën pjesë në rrethin e miqve më të ngushtë të Kosovës. Qindra mijëra qytetarë të Kosovës, kanë lidhje të ngushta por edhe familjare më Austrinë. Numri më i madh i qytetarëve të cilët jetojnë në Austri, kanë një vlerë të posaçme për secilin nga dy shtetet tona”, tha Gërvalla.

Tutje Gërvalla ka theksuar që vizita e fundit e kancelarit austriak në Kosovë, e ka nënvizuar edhe njëherë këtë miqësi të ngushtë.

Mbi të gjitha, angazhimi i vazhdueshëm për Kosovën i Austrisë dhe këtu duhet veçuar kontributi i mikut tonë Schallenberg edhe jashtë këtyre vizitave, gjatë bisedimeve në BE, në Këshillin e Evropës dhe në vende tjera rreth Kosovësdhe rajonit tonë. Së bashku jemi në Procesin e Berlinit, i theksuar në mënyrë të veçantë edhe gjatë vizitës javës së kaluar të kancelarit gjerman Scholz, i cili është kthyer në një proces të domosdoshëm për afrimin me BE-në dhe në të cilin Austria luan një rol të veçantë për shkak të njohurive të gjera dhe të thella rreth rajonit dhe marrëdhënieve të mira me rajonin tonë”.

Gërvalla tha se Austria edhe Kosova e ndajnë qëndrimin që “koha e të folurit rreth integrimit në BE duhet zëvendësuar me veprime konkrete drejt integrimit në Bashkimin Evropian”.

Prandaj në një të fazë të tillë historike të riorientimit të arkitekturës gjeopolitike evropiane të sigurisë duhet ndërmarrë hapat e nevojshëm, për të evituar gabimet që mund të ndodhin nëse nuk veprojmë, por hezitojmë”, tha ajo.

Kryediplomati austriak: Të ndodhë liberalizimi i vizave për Kosovën

Kryediplomati austriak ka thënë se Kosovës e vendeve të rajonit duhet t’u hapen rrugët drejt BE’sëm.

"Kam marrëdhënie të shumta ekonomike dhe kemi hapur forume biznesore e qasje në universitete që pranojnë të vinë nga Kosova. Vizita ime po bëhet në kohën kur nuk është biznes i zakonshëm. Rajoni është shumë i  rëndësishëm për neve. Duhet të kemi parasysh se Moska e ka mundësinë të bëjë destabilizim të rajonit vetëm me një gjuajtje. Kjo gjë na rreh neve zilet e alarmit.

Thirrje për të çuar BE për ë tajtuar synimin e anëtërësit të BE’së.’’

‘’Premtimi në Selanik duhet të zbatohet. Të hapen negocitatat me Shqipëri e Maqedoni por të bëhet edhe liberalizimi i Kosovës".

Fillon konferenca e ministres Gërvalla dhe ministrit Schallenberg

Para pak minutash ka filluar konferenca e mes ministres Gërvalles dhe ministrit të jashtëm austriak, Schallenberg.

Kjo konferencë do të vë në pah detajet që u biseduan në takim.

Schallenberg arrin në Kosovë

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, ka arritur në Kosovë.

Ai aktualisht është në takim me presidenten e vendit Vjosa Osmani.

Ndërkaq, në orën 12:00, kryediplomati austriak do të mbajë konferencë për ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, sot viziton Kosovën

Ai do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtne , Donika Gërvalla-Schwarz.

"Temë e diskutimit do të jetë procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian, lufta dhe agresioni rus në Ukrainë si dhe impakti i kësaj lufte në Ballkanin Perëndimor”, ka theksuar, një ditë më parë, Gabriele Juen, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë.

Ajo theksoi gjithashtu se në agjendë janë edhe një takim me përfaqësuesit e shoqërisë civile në Prishtinë si dhe ushtarët e Austrisë, që shërbejnë në kontingjentin e KFOR-it.

Temë e takimeve do të jetë procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian, lufta dhe agresioni rus në Ukrainë si dhe impakti i kësaj lufte në Ballkanin perëndimor”, tha Juen.

Javë më parë në Prishtinë u mbajt Forumi Ekonomik Kosovë-Austri në Prishtinë, i cili bashkoi kompani nga Austria me kompani nga Kosova nga sektorë të ndryshëm, me qëllim promovimin e biznesit dhe nxitjen e investimeve të mëtejshme direkte nga kompanitë austriake në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat