Hoxhaj: Kosova duhet t’i thotë po “Ballkanit të Hapur”

Aktuale

Hoxhaj: Kosova duhet t’i thotë po “Ballkanit të Hapur”

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 08:17
Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj, ish-ministër i Jashtëm vlerëson se Kosova duhet t’i përgjigjet pozitivisht nismës rajonale “Ballkani i Hapur”.

Kjo sipas tij, nëse duan krerët shtetërorë që vendi të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare si Këshilli i Evropës, e NATO.

“Në pikëpamjen time, nëse duam që shteti për Këshill të Evropës, NATO, Partneritet për Paqe, Pesë vendet ta njohin Kosovën, të anëtarësohemi në çdo organizatë, duhet të fillojmë duke i thënë po ‘Ballkanit të Hapur’, si vëzhgues apo shtet anëtar, mund të vendosë Qeveria”, tha ai.

Kurse, sa i përket refuzimit të Qeverisë për pjesëmarrje në këtë nismë, Hoxhaj thekson se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të diskutojë modalitetin e përfaqësimit.

“Kurti mund dhe duhet të diskutojë modalitetin e përfaqësimit do të thotë krejt shtetet flamuj edhe Kosova flamur, po krejt shtetet me denominimin shtetërorë, edhe Republika e Kosovës. Por unë sesi po i dëgjojë kundërshtarët e kësaj ideje në Prishtinë dhe Tiranë e kam përshtypjen më shumë jemi duke folur për një temë të politikës së brendshme sesa politikës së jashtme dhe unë nuk mund të dal në raport me këtë temë si kundërshtarë ku për 7 vjet kam luftu që Kosova të jetë në çdo organizatë, çdo nismë, institucion multilateral në Ballkan, Evropë dhe në botë”, shtoi ai.

Tutje, ai thotë se “Kosova do të ishte kredibile, serioze të kërkojë mbështetje për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Partneritet për Paqe nëse silet në mënyrë konstruktive në nisma të tilla”.

“Por nuk varet sovraniteti jonë nga një takim joformal në Ohër por varet se çfarë thotë Biden në çdo letër që ia dërgon Serbisë  që Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje të njohjes së ndërsjelltë ose çfarë thotë Scholz në këto 3-4 vitet e fundit në tetor 2019 është mbajtur takimi i parë, një pjesë e jona që ka qenë në mënyrë aktive në politikë e ka ditë që amerikanët qëndrojnë prapra kësaj iniciative dhe gjithë liderët e partive politike e kanë ditur”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat