I caktohet masa e paraburgimit gruas që dyshohet se u përfshi në zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

Aktuale

I caktohet masa e paraburgimit gruas që dyshohet se u përfshi në zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 11:37
Bedri Rexhepi

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehures A.R, e cila të shtunën u arrestua si e dyshuar për zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi.

“Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehures A.R, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale Rrëmbimi nga neni 191 paragrafi 3 pika 3.2 lidhur me nenin 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Bedri Rexhepi është zhdukur që nga data 8 prill 2021.

Ende nuk dihet asgjë për fatin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat