Kjo është pasuria e Vjosa Osmanit

Aktuale

Kjo është pasuria e Vjosa Osmanit

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 13:04
Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në formularin e deklarimit të pasurisë për këtë vit nuk e ka deklaruar vlerën e shtëpisë së blerë në lagjen “Marigona Hill”, por e ka përshkruar si “banim në varg (e kontraktuar por nuk është ende në pronësi të deklaruesit) – nuk ka vlerë reale, në ndërtim të vrazhdë”.

E para e shtetit të Kosovës ka bërë të ditur vetëm se ka borxh prej rreth 88 mijë euro ndaj “Marigona Hill”.

Poashtu në formularin e  deklarimit të pasurisë ajo ka bërë të ditur se ka marrë për borxh një parcelë në një lagje tjetër ekskluzive në kryeqytet “Lagja e Gjelbër”

Ajo ka deklaruar banesë e parcelë tokë, derisa pasuri të bashkëshortit ka deklaruar dy shtëpi dhe një banesë.

Në listën e pasurive të paluajtshme e para e shtetit ka deklaruar  se ka një banesë me garazhë vlera e së cilës është 42 mijë e 500 euro, e që figuron si e papërfunduar, po ashtu edhe një parcelë toke vlera e së cilës është 35 mijë euro.

Para të gatshme presidentja e vendit së bashku  me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu gjithsej kanë 73 618 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat