Schallenberg: Të liberalizohen sa më parë vizat për qytetarët e Kosovës

Aktuale

Schallenberg: Të liberalizohen sa më parë vizat për qytetarët e Kosovës

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 13:15
Alexander Schallenberg

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, ka theksuar se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të bëhet sa më parë.

Ai është deklaruar pas takimit me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla me te cilën ka thënë se kanë biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi që sipas tij duhet të ketë njohje reciproke.

“Rajoni është shumë i rëndësishëm për Austrinë. Sulmi i Rusisë ne Ukrainë është thirrje për të zgjuar BE-në për të trajtuar anëtarësimin”, tha ai.

Ai gjithashtu tha se duhet të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat