​Besnik Tahiri për anulimin e “Sunny Hill”: Dorëheqje për “Qeverinë Breshka”

Aktuale

​Besnik Tahiri për anulimin e “Sunny Hill”: Dorëheqje për “Qeverinë Breshka”

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 20:19
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri ka akuzuar Qeverinë Kurti për zhvendosjen e festivalit “Sunny Hill” në Shqipëri.

Ai në një postim në Facebook madje ka kërkuar edhe dorëheqjen e Qeverisë Kurti, të cilin ai nuk heziton ta quajë “Qeveria Breshka”, duke iu referuar vendimmarrjeve të saj të ngadalshme në qeverisje.

“Sot, paradite fola për vendimmarrjen shumë të ngadalshme të Qeverisë së Kosovës, kabineti qeveritar më këqyrke çka po them! Tash qe edhe deklarata zyrtare që në mungesë të ekspedivitetit dhe dinamikës së mirëfilltë në punë, e humbëm një festival që e patëm në promovim të Kosovës - atë të Sunny Hill. Shkoi në Tiranë!!!! Me këtë qasje totalisht fëmijërore dhe joserioze, se di ku është nisur kjo qeveri. Dorëheqje për ‘Qeverinë Breshka’”, ka shkruar Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat