​Samedin Mehmeti takohet më shefin e policisë së Gabonit

Aktuale

​Samedin Mehmeti takohet më shefin e policisë së Gabonit

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 20:41
Foto nga takimi

Në kuadër të panairit “Eurosatory 2022”, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti është takuar me shefin e Policisë së Gabonit, Serge Ngoma, me të cilin ka diskutuar mbi avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy organizatave policore dhe shkëmbimin e informacioneve në interes të sigurisë së përgjithshme.

Të dy palët u pajtuan për avancim të bashkëpunimit në sfera të ndryshme, në shkëmbimin e eksperiencave dhe ofrimin e trajnimeve të ndërsjella.

“Eurosatory 2022” i cili mbahet nga 13-17 qershor në Paris, është panairi më i madh botëror i forcave tokësore dhe ajrore në fushën e mbrojtjes e sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat