Charles Michel po qëndron në Kosovë për vizitë zyrtare

Aktuale

Charles Michel po qëndron në Kosovë për vizitë zyrtare

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 06:30
Charles Michel

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel po qëndron në Kosovë për vizitë zyrtare.

Michel erdhi të martën pasdite me një delegacion shoqërues, dhe me këtë rast, policia e Kosovës ndërpreu disa rrugë.

Përmes një komunikate për media, policia bën me dije se edhe sot pasdite, kur presidenti i KE të kthehet, sipas agjendës zyrtare do të ndërmerren veprimet e njëjta policore, të lëvizjes së eskortës nga kryeqyteti në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në rrugët të cilat përdoren për qarkullim të eskortës.

Për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik, tha policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat