Michel dhe Osmani flasin për liberalizim të vizave – përmendin disa detaje që përshpejtonë procesin

Aktuale

Michel dhe Osmani flasin për liberalizim të vizave – përmendin disa detaje që përshpejtonë procesin

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 10:17 Përditësuar në ora: 14:00 më 15.06.2022
Vjosa Osmani dhe Charles Michel nga konferenca për media

​Osmani pret vendimmarrje për liberalizim të vizave, Michel kërkon progres në dialog

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim sot, presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel.

Pas diskutimeve mbi një orë, presidentja Osmani kërkoi nga Michell, vendimmarrje për liberalizimin e vizave për Kosovën, mirëpo ky i fundit nuk dha shumë shpresa, pasi përsëriti frazën se vendimi për një gjë të tillë është i shteteve anëtare veç e veç.

Presidenti i KE-së u fokusua më shumë te dialogu Kosovë-Serbi, për çka insistoi në zbatimin e marrëveshjeve të kaluara me Serbinë. Ndërkohë i kërkoi Kosovës të përfshihet edhe në iniciativat rajonale për zbatimin e tregut të përbashkët rajonal.

Në konferencën e përbashkët për medie, e para e shtetit, Vjosa Osmani tha se nuk e di nëse liberalizimi i vizave mund të ndodhë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të BE-së më 23 qershor, pavarësisht angazhimit maksimal të Kosovës.

Osmani: Së pari dhe kryesorja është liberalizimi i vizave

“Së pari dhe kryesorja është liberalizimi i vizave për qytetarët tanë. Ky proces për fat të keq është stërvonuar, pavarësisht përmbushjes të gjitha kritereve nga Republika e Kosovës. Duhet të ketë angazhim aktiv në mënyrë që gjitha shtete anëtare të votojnë pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Deri tani ka ekzistuar një diskriminim i qartë ndaj popullit tonë, padrejtësi e thellë, andaj ne do të vazhdojmë të jemi të zëshëm deri të largohet pengesa e fundit në këtë drejtim... Asnjë arsye që ky proces të bllokohet nuk ka dhe as nuk ka pasur as këta katër vjet. Ne do të vazhdojmë të punojmë me shtetet anëtare deri në momentin që të merret një vendim. Mirëpo nëse kjo do të ndodhë më 23 qershor, apo ndonjë datë tjetër është vullnet individual i shteteve anëtare të BE-së”, tha ai.

Lidhur me liberalizimin e vizave, presidenti i KE-së tha se javën e ardhshme është mundësia për të shfaqur unitetin e BE-së, mirëpo çdo vendimmarrje është i shteteve anëtare.

Michel: Për liberalizim të vizave shtetet anëtare duhet të vendosin veç e veç

“Kemi diskutuar edhe liberalizmin e vizave, kam dëgjuar argumentet me kujdes. Mirëpo e dini se shtetet anëtare të BE-së duhet të vendosin një nga një... Në javën e ardhshme kam mundësinë të takojë 27 liderët e BE-së dhe të do të kemi mundësinë të shfaqim unitetin tonë në vendimet politike dhe të riafirmojmë për vlerat tona të përbashkëta”, tha ai.

Sa i përket procesit të dialogut Kosovë-Serbi, presidentja Osmani tha se i njëjti duhet të bëhet vetëm mbi bazën e njohjes reciproke.

Osmani: Dialogu duhet të bazohet vetëm në njohje reciproke

“Për Kosovën, dialogu me Serbinë nuk është vetëm një kërkesë e komunitetit ndërkombëtar, por është proces jetik që i shpien dy vendet në Bashkimin Evropian. Megjithatë, ashtu siç e kemi thënë nga fillimi, do të them edhe sot se procesi duhet të përqendrohet në njohje reciproke, si e vetmja zgjidhje që siguron paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon. Dje Parlamenti Evropian, po ashtu ka konfirmuar se procesi i dialogut duhet të bazohet në njohjen reciproke. Prandaj shpresoj se ky vullnet të reflektohej edhe më tej në shtetet anëtare. Bashkimi Evropian nuk do të duhej të lejonte që dialogu të shndërrohet në instrument të Serbisë për të minuar integrimin e Kosovës, qoftë në mekanizma rajonal, qoftë në ato evropian. Tek e fundit një gjë e tillë nuk lejohet as në marrëveshjen e arritur në ndërmjetësimin e BE-së” , theksoi Osmani.

Ndërsa, presidenti Michel, përveç që kërkoi progres në dialog, tha se duhet të implementohen të gjitha marrëveshjet e arritura, mes Kosovës dhe Serbisë.

Michel: Kosova duhet të jetë e fokusuar në dialog

“Angazhimi i fortë i Kosovës duhet të jetë i fokusuar në përparimin e dialogut Prishtinë-Beograd. Duhet po ashtu të implementohen gjitha marrëveshjet e kaluara dhe është koha të shikojmë përpara dhe avancojmë gjitha këto për të mirën e gjithë regjionit”, tha Michel.

Sa i përket synimeve të Kosovës për dorëzim të aplikacionit për marrjen e statusit vend kandidat për anëtarësim në BE, Michel tha se ADN-ja e gjithë këtij procesi është sundimi i ligjit.

Michel: ADN-ja e anëtarësimit në BE është sundimi i ligjit

“E kuptoj që Kosova ka qëllim të aplikojë për anëtarësim në BE. Ky është vendim që merret nga autoritetet kosovare, pastaj fillon procesi nga ana e BE-së. Duhet të mbështetet kjo kërkesë nga shtetet anëtare, ka procedura formale që duhet të mbulohen dhe çështja e sundimit të ligjit është ADN-ja e gjithë këtij procesi”, shtoi ai.

Kreu i njërit prej institucioneve kyçe të BE-së, i kërkoj Kosovës, po ashtu të përfshihet në iniciativat rajonale për një treg të përbashkët rajonal.

Michel: Dëshiroj që Kosova të marrë pjesë në forumet regjionale

“Dëshiroj që Kosova të marrë pjesë në forumet regjionale të cilat do të forcojnë dhe implementojnë gjitha agjendat për një treg të përbashkët regjional. Do të sjell regjionin tuaj më afër së bashku”, tha ai.

Krahas këtyre, presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel, e përgëzoi Kosovën për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe rreshtimin krah vlerave të Bashkimit Evropian.

Osmani: Përkushtimi i Kosovës për t’iu bashkuar BE-së është i palëkundur

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të mërkurën se dialogu Kosovë-Serbi është proces jetik që i shpie të dyja vendet drejt BE-së.

Ajo ka thënë se nuk ka popull më të përkushtuar sesa ai i Kosovës ndaj vlerave dhe lirive që përfaqëson BE-ja.

Sipas saj, përkushtimi i Kosovës për t’iu bashkuar BE-së është i palëkundur.

Osmani ka thënë se një Evropë e bashkuar është e paplotë pa Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor brenda saj.

Dua ta falënderoj BE-në për investimet në shumë fusha por edhe në jetën e përditshme. Ka ardhur koha që t’i ngrisim marrëdhëniet tona në një nivel më të lartë. Sot jemi përballë një situate të re në Evropë, ne kemi nevojë për angazhim të mëtejshëm për të arritur objektivin për Evropë të bashkuar. Pavarësisht përkushtimit tonë, mospërmbushja e premtimeve në raport me rajonin tonë e teston besueshmërinë në BE-në, duke lënë hapësirë për ndikim të jashtëm”, ka thënë ajo.

Osmani ka thënë se procesi i liberalizimit të vizave është stërvonuar, derisa ka kërkuar angazhim aktiv nga BE-ja.

Ajo ka thënë se pret që kjo çështje të përmbyllet sa më shpejt.

Duhet të vendoset një rrugë e qartë në Bashkimin Evropian. Kosova është e gatshme t’i ndërmarr të gjitha reformat për t’u anëtarësuar në BE. Kosova është e përkushtuar edhe ndaj dialogut me Serbinë. Për Kosovën dialogu nuk është vetëm kërkesë nga ndërkombëtarët por proces jetik”, ka thënë ai.

Ajo ka thënë se BE-ja nuk duhet të lejojë që dialogu të shndërrohet në instrument të Serbisë për ta minuar integrimin e Kosovës, qoftë në mekanizma rajonal e as në evropian.

Pavarësisht përkushtimit tonë mospërputhja e premtimeve teston edhe besueshmërinë e BE-së. Populli i Kosovës do të mbetet stoik kundër ndikimit rus në Ukrainë. Kryesorja është liberalizimi i vizave dhe është stërvonuar pavarësisht përmbushjes së kritereve”, tha Osmani.

Michel: Fokusi i Kosovës duhet të jetë dialogu me Serbinë dhe të zbatohen të gjitha marrëveshjet

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se fokusi i Kosovës duhet të jetë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit që të zbatohen të gjitha marrëveshjet.

Michel përshëndeti qëndrimin e Kosovës për vendosjen dhe implementimin e sanksioneve ndaj Rusisë.

Është një moment urgjence për Evropën. Derisa po flasim, Rusia vazhdon ta sulmojë Ukrainën. Dua t’iu falënderoj për pozitën e qartë për luftën në Ukrainë dhe për implementimin e sanksioneve ndaj Rusisë. Lufta ka impakt në rajon, përfshirë Kosovë, në çmime të ushqimeve dhe energjisë. Ne patëm mundësinë të diskutojmë për marrëdhëniet mes BE-së dhe Kosovës dhe themi se Ballkani Perëndimor është një partner strategjik. Mirëpresim fokusin për implementimin e reformave dhe ato në çështjet kyçet, siç është sundimi i ligjit. Kemi diskutuar edhe për liberalizimin e vizave. Kam dëgjuar argumentet me kujdes dhe e dini që shtetet anëtare të BE-së duhet të vendosin në këtë çështje. Fokusimi i Kosovës duhet të jetë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe të zbatohen të gjitha marrëveshjet”, ka thënë Michel.

Michel shtoi tutje se javën e ardhshme do të takohet me 27 liderët e BE-së, ku u shpreh se do të jetë mundësia “që të shfaqet uniteti për vlerat tona të përbashkëta”.

23-24 qershor vendimi për vizat? Çfarë presin Charles Michel e Vjosa Osmani

Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, thotë se në takimin e Këshillit të BE-së që do të mbahet me 23 dhe 24 qershor, shtetet anëtare mund të kenë ndryshime në pikëpamjet e tyre sa i përket liberalizmit të vizave për Kosovën.

Michel në konferencën për media së bashku me presidenten Osmani tha se shtetet e BE-së duhet të vendosin veç e veç për heqjen e regjimit të vizave.

Kam dëgjuar argumentet me kujdes dhe e dini se shtetet e BE-së duhet të vendosin një nga një për këtë çështje. Në javën e ardhshme do të kem kënaqësinë që të takoj 27 liderët e BE-së dhe do ta kemi mundësinë që të ndryshojmë edhe pikëpamjet për vendimet tona në të ardhmen”, u shpreh Michel.

Lidhur me takimin e Këshillit të BE-së dhe një vendimmarrje të mundshme për liberalizim të vizave foli edhe presidentja Osmani.

Ajo tha se janë në kontakt me të gjitha shtetet dhe nëse ndodh që të merret vendim për heqjen e vizave në takimin e 23 dhe 24 qershorit është vullnet individual i shteteve.

“Jemi në kontakt me të gjitha shtetet anëtare vec e vec, punojmë intesnivisht për të trajtuar cfarëdo pyetje apo shqetësimi që shtetet mund ta ketë. Kosova i ka plotësuar vërtet tashmë, është rikonfirmuar kjo.së fundi edhe vetë rezoluta e PE dje, është vullnet e PE që të gjitha shtetet të të përkrahin liberalizimin e vizave për Kosoën. Që të merret një vebndim dhe ti vihet fundi kësaj padrejtësie të madhe dhe të thellë. Por nëse kjo ndodh më 23 qershor është vullnet individual i shteteve anëtare të BE-së, vullnet që shpresojmë ta shprehin pro liberalizimit. Ka akoma disa shtete që po presim përgjigje përfundimtare, prandaj do të varët shumë prej qëndrimit të tyre”, u shpreh Osmani.

​Osmani pret në takim presidentin e Këshillit Evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim, presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Pas takimit do të ketë konferencë të përbashkët për medie.

Kjo është vizita e parë e Michel në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat