“Audi Q7 e vitit 2021, 17 mijë euro”, Haki Abazi flet për deklarimin e pasurisë: Kjo është e vërteta!

Aktuale

“Audi Q7 e vitit 2021, 17 mijë euro”, Haki Abazi flet për deklarimin e pasurisë: Kjo është e vërteta!

Nga: N. Sh. Më: 15 qershor 2022 Në ora: 14:49
Haki Abazi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka reaguar pas dje gjatë ditës në media është publikuar pasuria e tij.

U raportua se një veturë e tipit Audi Q7 e vitit 2021 është deklaruar për vlerësn 17 mijë euro.

Mirëpo, sot Abazi thotë se, kjo veturë është e tipit 2010 dhe është në posedim që nga viti 2017.

Postimi i plotë:

Një nga portalet paska raportuar se kinse paskam deklaruar një Audi Q7 e vitit 2021 për vlerën 17,000 euro.

Portali që është kaq joetik dhe e ka bërë për klikime e përfitime e dëmtim imazhi publik, e që fatkeqësisht ky është niveli,- vetëm gazetari nuk është,  ka keqpërdorur dhe ka shtrembëruar të dhënat.

Nga viti 2017 nuk kam blerë makinë dhe ajo që unë e kam në pronë dhe e përdor është e prodhuar në vitin 2010 dhe është në posedim që nga viti 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat