Arbana Xhara i bën thirrje Ramës të konfirmojë qëndrimin për pavarësinë e Kosovës

Aktuale

Arbana Xhara i bën thirrje Ramës të konfirmojë qëndrimin për pavarësinë e Kosovës

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 19:52
Arbana Xharra

Gazetarja Arbana Xharra, në një intervistë për “Top Talk”, kritikon kryeministrin shqiptar Edi Rama për qëndrimin që ka mbajtur për Kosovën në Serbi.

Duke kujtuar konferencën e disa viteve më parë të Ramës në kryeqytetin serb, ku tha me zë të lartë se “Kosova është e pavarur”, Xharr pyet se përse kryeministri nuk po bën të njëjtën gjë tani.

Sipas gazetares nga Kosova, ky është momenti i duhur, kur Rama, duke shfrytëzuar afërsinë që ka me homologun serb, mund t’i kërkohë të njohë Kosovës si shtet të pavarur.

“Ndërkohë në një intervistë të dhënë për gazetën ‘Politiko’ të dhënë para disa ditësh, dhe nuk u përmend që Serbia, në kohën kur po shtyhet projekti i ‘Ballkanit të Hapur’ duhet të bëjë njohjen e Kosovës. Pse nuk po kërkohet ky moment që të shfrytëzohet, meqë Rama paska afërsi me Vuçiçin dhe të kërkojë njohjen e pavarësisë së Kosovës”.

Kryeminstri i Kosvës Albin Kurti thekson se vendi nuk do të jetë pjesë e nismës “Open Balkan”, përsa kohë që Serbia nuk njeh si shtet të pavarur. Nga ana tjetër, zyrtarë të lartë europianë kanë kërkuar që mes dy vendeve të vazhdojë dialogu, me qëllim njohjen reciproke.

Në kohën kur zyrtarë të lartë të BE-së po i kërkojnë një gjë të tillë Serbisë, pse Rama nuk e kërkon, pyet Xharra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat