​Kurti takon ish-ministrin Scharping, e quan mik të moçëm të Kosovës

Aktuale

​Kurti takon ish-ministrin Scharping, e quan mik të moçëm të Kosovës

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 20:12
Albin Kurti dhe ish-ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Rudolf Scharping

Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim ish-ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Rudolf Scharping me të cilin ka biseduar mbi marrëdhëniet midis dy shteteve dhe avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit.

Kurti shprehu kënaqësinë që takoi, siç tha ai, një mik dhe një aleat të moçëm të Kosovës dhe të popullit tonë. Ai e falënderoi dhe i shprehu mirënjohjen Scharping për kontributin e dhënë në luftën për çlirimin e Kosovës dhe mbështetjen e vazhdueshme para dhe pas shpalljes së pavarësisë.

Rudolf Scharping ka qenë ministër i Mbrojtjes në vitet 1998-2002. Ai ka udhëhequr me forcat e armatosura të Gjermanisë gjatë fushatës ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake dhe policore serbe.

Scharping i cilësonte sulmet ajrore legjitime dhe ndërhyrje humanitare për të shpëtuar shqiptarët nga dëbimi i dhunshëm dhe spastrimi etnik i Kosovës që po e zbatonte regjimi i Serbisë.

Për masakrat e forcave serbe kundër popullatës shqiptare Scharping ka shkruar librin "Nuk guxojmë të shikojmë mënjanë: Lufta e Kosovës dhe Evropa".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat