Bajrami: Disa kompromise në Kushtetutën tonë, shtetin e bëjnë në një mënyrë edhe jofunksional

Aktuale

Bajrami: Disa kompromise në Kushtetutën tonë, shtetin e bëjnë në një mënyrë edhe jofunksional

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 21:19
Arsim Bajrami

Arsim Bajrami, njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, thotë se akti më i lartë juridik në vend dhe deklarata e Pavarësisë janë bërë nga ndikimet e ndërkombëtarëve.

Bajrami theksoi se disa kompromise që janë bërë në Kushtetutë, atë e bëjnë ndonjëherë edhe jofunksionale.

“Edhe Kushtetuta, edhe deklarata e Pavarësisë, edhe një pjesë e legjislacionit thelbësor esencial, janë kondicionu me ndikime ndërkombëtare. Dhe unë nuk i quaj këto negative, mendoj se kanë qenë pozitive, sepse Kosova në mungesë të përvojave të shtetndërtimit pas okupimit serb ka pasur nevojë për një impakt ndërkombëtar. Dhe është ndërtuar ky shtet dhe kjo Kushtetutë me këtë konstilacion çfare e kemi, me këto kompromise që nganjëherë shtetin e bëjnë edhe jofunksional”, tha ai.

Ish-ministri dhe ish-deputeti i PDK-së, shtoi se mundësitë për ndryshime thelbësore të Kushtetutës janë mjaft të limituara dhe nuk mund të krijohen pritje se do të shkruhet një Kushtetutë e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat