Sunny Hill sivjet në Tiranë, ministri Murati i dëshpruar: Nuk ka ndërhyrje të Qeverisë

Aktuale

Sunny Hill sivjet në Tiranë, ministri Murati i dëshpruar: Nuk ka ndërhyrje të Qeverisë

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 22:47
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka shprehur keqardhjen e tij për mos-mbajtjen e festivalit të njohur “Sunny Hill” këtë vit në Prishtinë, pasi u zhvendos për në Tiranë.

Megjithatë, Murati i pyetur për këtë çështje, tha se nuk ka informacione më të hollësishme pasi nuk ka qenë pjesë e procesit.

Por, u shpreh se nuk ka ndërhyrje nga ana e Qeverisë Kurti.

“Nuk kam shumë informacione sepse nuk kam qenë i kyçur, mirëpo nga ato që pashë dje dhe sot, prej letrës publike është se keqardhje sepse s’po mbahet në Prishtinë dhe u publikua një letër që nuk mendoj se ka qenë veprimi i duhur ku në një formë akuzohet se qeveria ka bërë bllokadë. Unë çka kam parë se qeveria ka qenë në dispozicion dhe ka ofruar alternativa të tjera të mbështetjes”, deklaroi ai.

Murati theksoi se festivali që drejtohet nga Dukagjin Lipa, babai i këngëtares Dua Lipa, mund të mbahej edhe sivjet me kushtet që i ka pasur në të kaluarën. Pra, pa përfshirjen e tokës që Komuna e Prishtinës ia premtoi “Sunny Hill”.

“Edhe në të kaluarën, festivali ka filluar edhe pa tokë, nuk mund të flasë shumë, por çfarë mund të them është se po të kishte vullnet që të mbahej festivali në Prishtinë, mund të mbahej pasi nuk kanë munguar kushtet si në të kaluarën. Nuk ka ndërhyrje të Qeverisë. A ka mundur të mbahet festivali edhe pa atë tokë. Nuk kam qenë pjesë e procesit. Vullnet ka pasur të jepet edhe mbështetja e nevojshme. Festivali ka filluar me ato kushte që ka pasur në disa edicione. Të njëjtat kushte kanë ekzistuar edhe sivjet”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat