​Klinaku nis fjalimin, ndërpritet nga protestuesit që mësynë ndërtesën e Kuvendit

Aktuale

​Klinaku nis fjalimin, ndërpritet nga protestuesit që mësynë ndërtesën e Kuvendit

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 10:39
Pamje nga protesta e veteranëve

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka nisur të mbajë një fjalim, megjithatë protestuesit kanë mësyrë ndërtesën e Kuvendit, ku janë pritur me bllokim nga njësitet speciale e Kosovës, e cila ka vendosur kordonin në oborrin e Kuvendit.

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës po protestojnë para Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit të Kosovës për të shprehur kundërshtimin e tyre në lidhje me miratimin e Projektligji për rritjen e pagës minimale por që lë jashtë rritjes pensionet e tyre.

Të martën Kuvendi i Kosovës miratoi në parim, me 68 vota për, projektligjin që përcakton pagën minimale. Për kalimin e këtij projektligji ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Listës Serbe, ndërsa komunitetet e tjera joshumicë abstenuan. Projektligji është kundërshtuar nga opozita, e cila nuk mori pjesë në votim.

Për këto organizata, deputetët me miratimin e këtij projektligji kanë vepruar kundërligjshëm e kundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat