Klinaku: Kurti duke mos na mbështetur mendon se do të na shtrijë për toke

Aktuale

Klinaku: Kurti duke mos na mbështetur mendon se do të na shtrijë për toke

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 10:40
Pamje nga protesta e veteranëve

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka deklaruar se po protestojnë, meqë po u shkelen të drejtat dhe po mohohet lufta çlirimtare. Ai ka pasur një mesazh edhe për kryeministrin, Albin Kurti, që siç u shpreh ai, po tenton me mos-përkrahje ‘t’i shtrijë për toke’. 

Sipas tij, tentimet për mohimin e sakrificës dhe kontributit të luftëtarëve nuk kanë sukses. 

Klinaku: Duke mos në mbështetur, mendon se do të na shtrijë për toke 

“Duke mos na mbështetur e përkrahur, mendon se do të na shtrijë për toke, ashtu siç po vepron pa përgjegjshëm edhe me sindikatat. Ne i themi se qeveria shkon e vjen, e ne nuk kemi ndërmend të ndalemi përballë çdo qeverie dhe çdo kryeministri... Neve na duhet të protestojmë sepse mohohet lufta që u bë dhe shkelen të drejtat që iu takojnë pjesëtarëve të asaj lufte”, ka thënë ai.

Klinaku gjatë tërë fjalimit të tij, u ka bërë thirrje protestuesve për qetësi.

Ndërkohë që veteranët kanë rrëzuar derën dhe kanë hyrë në oborr të kuvendit. 

Ku aty kanë dalë pjesëtarë të Njësisë Speciale, duke bërë barrikadën dhe tentuar që veteranët të mos ofrohet te dera e objektit të Kuvendit të Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat