Opozita në mbështetje të veteranëve, proteston duke goditur tavolinat e Kuvendit me grushte

Aktuale

Opozita në mbështetje të veteranëve, proteston duke goditur tavolinat e Kuvendit me grushte

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 10:55
Opozita

Deputetët e opozitës në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, janë solidarizuar me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbajnë protestë gjithëpopullore në shenjë pakënaqësie për miratimin e Ligjit për pagën minimale dhe mospërfshirjen e tyre.

Opozitarët kanë goditur me grushte tavolinat duke pamundësuar fillimin e seancës plenare.

Ndryshe, në rend dite të kësaj seance është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës.

Ligj i cili mundëson tërheqjen e 30 për qind të kursimeve nga Trusti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat