Deputetja e AAK-së i bashkohet protestës së veteranëve

Aktuale

Deputetja e AAK-së i bashkohet protestës së veteranëve

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 11:39
Pamje nga protesta e veteranëve

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj i është bashkuar protestuesve në oborrin e Kuvendit. Ajo ka thënë se është bashkë me protestuesit si veterane e luftës.

Ajo para mediave ka deklaruar se barra për këtë situatë bie mbi qeverinë Kurti. 

Kadriaj: Barra bie mbi qeverinë Kurti 

“Nuk besoj që do të ketë normalitet në seanca, ne do të protestojmë me format tona edhe në Parlamentin e Kosovës që të fillojë, sepse ua garanton ligji... Nuk mendoj që njerëzit të cilët kanë ndihmuar në lirinë e Kosovës dhe në shtetndërtimin e Kosovës do t’i dëmtojnë institucionet e Kosovës. Barra bie mbi qeverinë Kurti dhe paturpësia mbi qeverinë Kurti që i ka eliminuar prej pagës minimale”, ka thënë ai. 

Madje, ajo shtoi se nuk do të ketë normalitet të seancave, nëse nuk përfshihen veteranët në projektligjin për pagën minimale, në të cilin nuk janë përfshirë kjo kategori e luftës. 

Kadriaj: Nuk do të ketë normalitet të seancave nëse nuk përfshihen veteranët 

“Sot e kundërshtuam, thamë që nuk do të ketë normalitet të seancave deri sa nuk fillon dialogu dhe nuk përfshihen veteranët. Unë mendoj që qeveria duhet të reflektojë në këtë drejtim”, ka shtuar Kadriaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat