​Klinaku: Ata që e shkelin ligjin e Kushtetutën nuk e kanë vendin këtu

Aktuale

​Klinaku: Ata që e shkelin ligjin e Kushtetutën nuk e kanë vendin këtu

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 12:16
Pamje nga protesta e veteranëve

Qindra protestues po vazhdojnë të qëndrojnë në oborrin e Kuvendit të Kosovës, për të kundërshtuar projektligjin për pagën minimale.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku ka kërkuar tërheqjen e projektligjit pasi, siç tha ai, qeveria ka shkelur ligjin dhe aktvendimin e Kushtetueses. 

Klinaku: Qeveria ta tërheqë ligjin 

“Kërkesa jonë kryesore është që qeveria të tërheqë ligjin, sepse qeveria ka bërë shkelje të ligjit dhe e kanë shkelur aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese. Po e mashtrojnë opinionin, jo që po gënjejnë, por po rrejnë. Sepse për Ligji për Kategorizim decidivisht e thotë në nenin 16 A, pika 3,1 që nuk mund të futet në fuqi Ligji për Kategorizim derisa të kryhet kategorizimi përfundimtar, kategorizim i cili nuk ka filluar që pesë vjet”, ka deklaruar Klinaku. 

Ai ka shprehur pakënaqësi ndaj qeverisë, ku shtoi se për muaj të tërë janë injoruar nga kryeministri Albin Kurti.

Klinaku: E drejta është në anën tonë dhe do të përdorim çdo formë 

“E drejta është në anën tonë dhe do të përdorim çdo formë. Ne kemi dalë këtu, por nuk është e fundit kjo, do të dalim përsëri që t’i tregojmë këtij pushteti se nuk mund të luajë me ndjenjat e veteranëve të luftës... Ne kërkojmë që ta tërheqë ligjin, sepse shkel edhe aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese. Një qeveri apo një kuvend, këta deputetë që shkelin kushtetutën, vendin nuk e kanë këtu”, tha ai. 

Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke protestuar para objektit të Kuvendit të Kosovës. Më parë, ata kanë thyer kordonin e Policisë së Kosovës dhe kanë depërtuar brenda oborrit të Kuvendit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat