​Tahiri pret reflektim nga mazhoranca për veteranët

Aktuale

​Tahiri pret reflektim nga mazhoranca për veteranët

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 12:39
Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, para protestuesve ka thënë se kërkesa e tyre si opozitë është që qeveria së bashku me shoqatat e dala nga lufta dhe me Komisionin parlamentar për Buxhet të gjejnë një zgjidhje për të futur veteranët e luftës në kategorinë e rritjes së pagës minimale.

Deputeti nga PDK-ja ka thënë se seanca parlamentare është ndërprerë deri në orën 13:00 dhe presin të reflektim nga qeveria dhe mazhoranca në Kuvend, në të kundërtën nuk do të ketë normalitet pa u zgjidhur kjo çështje. 

Megjithatë teksa fliste ai, një protestues dëgjohet duke i thënë deputetit Tahiri “mos rrej, ka humbur durimi”. 

Tahiri: Kërkojmë reflektim nga mazhoranca për veteranët

“Sot kërkuam që kjo seancë të ndërpritet, sot kërkuam që Qeveria e Kosovës së bashku me ju dhe me Komisionin për Buxhet, të mblidhen dhe të arrijnë të gjejnë një zgjidhje për përfshirjen e kategorisë së veteranëve të luftës në kuadër të pagës minimale. Dhe nuk do të lejojmë të vazhdojë seanca më tutje pa u ul përfaqësuesit e organizatave të veteranëve të luftës, së bashku me qeverinë dhe me Komisionin për Buxhet dhe Financa ta gjejmë një zgjidhje dhe kështu të përcaktohet pensioni I veteranit në linjë me pagën minimale. Kjo është një kërkesë minimale dhe e dinjitetshme e juaja të cilën ne si përfaqësues të qytetarëve në atë kuvend do ta mbrojmë. Prandaj, deri në orën 13:00 do ta kemi një pauzë dhe besojmë që qeveria së bashku me mazhorancën do të reflektojnë… Na vjen keq, do të jemi përkrah jush, por nuk mund të ketë normalitet dhe seanca normale pa u zgjidhur çështja e juaj. Andaj, më herët e kemi kryer, edhe sot kemi me kryer edhe tash. Prandaj, ne juve po ju kërkojmë që sot bashkërisht ta gjejmë një zgjidhje dhe ta drejtojmë në Komision”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat