Një veteran përfundon në Emergjencë, mjeku jep detaje

Aktuale

Një veteran përfundon në Emergjencë, mjeku jep detaje

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka përfunduar nga protesta në Emergjencën e QKUK’së.

Lajmin e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Emergjencë, Avdush Bajgora.

Ai ka thënë se i njëjti është pranuar në gjendje konfuze, por se s’ka pasur ndonjë lëndim. 

“Po, është pranuar një veteran një gjendje konfuze. Tash do t’ia bëjmë një CT. S’ka pas lëndime”, ka thënë Bajgora.

Ndryshe, veteranët kanë protestuar sot para ndërtesave të Qeverisë e Kuvendit, pasi janë lënë jashtë projektligjit për pagën minimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat