​PDK kërkon që takimi me veteranët të ndodhë sot

Aktuale

​PDK kërkon që takimi me veteranët të ndodhë sot

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës po insiston në ndërprerjen e seancës dhe fillimi i dialogut me veteranët që nga dita e sotme.

Shefi i deputetëve të kësaj partie, Abelard Tahiri ka kërkuar që qeveria të takohet sot me veteranët për zgjidhjen e këtij problemi.

Ai ka thënë se debati për çështjen e veteranëve ka nisur që një muaj, por Kurti ka refuzuar të gjejë zgjidhje.

Kurti: Kërkesë e jona është që sot të takohen

“Kërkesë e jona është që sot, këta akterë të rëndësishëm: qeveri, komision, përfaqësues të veteranëve të UÇK-së të takohen. Sepse, sot kemi një protestë dhe sot këta njerëz duhet të respektohen dhe këta njerëz sot duhet të ftohen në takim. Unë e di që sot nuk mund të arrihet marrëveshja, sot nuk mund të zgjidhet ky problem. Por, sot duhet të fillohet me dialog përmes këtyre palëve të rëndësishme në këtë proces”, ka deklaruar Kurti.

Ai i ka reaguar edhe kryeministrit Albin Kurti, ku tha se për çështjen e veteranëve që një muaj janë duke kërkuar zgjidhje.

Tahiri: Keni imponuar veteranëve të protestojnë në 31 gradë Celsius

“Sot kur ju keni imponuar veteranëve që në temperatura mbi 31 gradë celsiusë, ata të dalin të protestojnë për një të drejtë të tyre fundamentale - ti thua që po e anulon pjesëmarrjen në një forum. Sot, kryeministër , se kjo punë sot nuk fillon me ty që ti u involvove, por e ke refuzuar në vazhdimësi.... Ne po të kërkojmë sot që të ndërpritet kjo seancë, sepse nuk mund të përbuzim ata njerëz. Dhe ti së bashku me Komisionin për Buxhet dhe Transfere, me ministrin e Financave t’i takoni dhe të arrini një marrëveshje ose të hyjmë në një proces, i cili do ta përcaktojë çështjen e pagës së veteranit të UÇK-së dhe pastaj ne mund të kthehemi në normalitet”, ka shtuar Tahiri në seancën plenare.

Më tej, Kurti ka replikuar duke thënë se nuk mund të mbyllet seanca, meqë nuk është në rend dite paga minimale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat