Mbyllet terminali doganor në Merdar

Aktuale

Mbyllet terminali doganor në Merdar

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 17:15
Shpejtim Bulliqi

Është mbyllur terminali doganor në pikën kufitare në Merdar, nga Dogana e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur në një postim në Facebook, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka pritur në takim shoqatën e shpediterëve vendorë dhe ndërkombëtar, të cilët kanë vepruar në këtë pikë doganore.

“Pas vendimit nga ana e Doganës së Kosovës për mbylljen e terminalit doganor në Merdarë, kam pritur në takim shoqatën e shpediterëve vendorë dhe ndërkombëtar, të cilët kanë vepruar në këtë pikë doganore.

 Ata ishin të shqetësuar nga ky vendim dhe shprehën mospajtimet e tyre me këtë vendim, ndërsa atyre ju sigurova që kërkesat e tyre do t’i adresoj në instancat e nivelit qendror”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat