Çfarë dëshironte t’i thoshte Humolli – Kurtit, që zor se i mori vëmendjen

Aktuale

Çfarë dëshironte t’i thoshte Humolli – Kurtit, që zor se i mori vëmendjen

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 20:26
Albin Kurti dhe Fatmir Humolli

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, duket se e pati goxha me interes sot të diskutojë diçka me kryeministrin Albin Kurti, në sallën e Kuvendit.

Në pamjet e filmuara nga kameramani, Bardh Stublla, ai shihet teksa i afrohet Kurtit dhe e përshëndet, por ky i fundit ani se i zgjat dorën e vazhdon bisedën me deputetin Enver Dugolli, pa i kushtuar vëmendjen këtij.

Por, biseda mes tyre ndodh tek në dalje nga salla, pasi Humolli i vendos shefit të qeverisë edhe dorën në krah.

Kjo bisedë me tyre, ndodh dy ditë pasi Humolli ishte deputeti i vetëm i Vetëvendosjes që votoi kundër projektiligjit për pagën minimale.  Madje, më pas si mysafir në InfoMagazinë në Klan Kosova tha se nëse do të kishte mocion të mosbesimit ndaj qeverisë, ai do të votonte për, veçse me kusht që kundër të mos ishte edhe Lista Serbe.

Humolli, mes tjerash, i vetëm ka votuar kundër Projektligjit për pagën minimale, për dallim nga kolegët e tij nga e njëjta parti që votuan pro.

Image

 

Po ashtu i njëjti ditë më parë nuk përjashtoi mundësinë dorëheqjes nga Vetëvendosja.

“Unë nuk kam hyrë në Kuvend për Vetëvendosjen, por për misionin e saj, për ta kthyer besimin në vendin tonë. Nëse punohet kundër perspektivës, vazhdon t’i atakojë të gjitha kategoritë, siç është duke i atakuar sidomos ministri aktual, që me të gjitha sindikatat hyn në konflikt edhe në Kuvend pa nevojë, atëherë ose duhet ky ministër të shkojë në shtëpi ose unë nuk mund të qëndroj gjatë në Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes. Nëse këta devijojnë prej rrugës, nuk mund të shkoj në rrugë të gabuar”, pati deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat