Berisha: Kemi dorëzuar dy amendamente në Kuvend, kërkuam që paga minimale të jetë 350 euro

Aktuale

Berisha: Kemi dorëzuar dy amendamente në Kuvend, kërkuam që paga minimale të jetë 350 euro

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 22:03
Bekë Berisha

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka thënë se ka dorëzuar sot dy amendamente në Kuvend.

Berisha tha se amendamenti i parë është rrugëdalje që veteranët të përfshihen në pagën minimale me ndryshimet që po bëhen.

“Unë e kam bërë një amendament dhe e kam dorëzuar në Kuvend, i cili do të jetë rrugëdalje dmth veteranët të përfshihen në pagën minimale me këto ndryshimet që po bëhen. Ky do të jetë konsensusi”, tha ai.

Ai tregoi edhe për amendamentin e dytë, ku tha se kanë kërkuar që paga minimale të jetë 350 euro.

“Po ashtu e kemi dorëzuar një amendament tjetër që kërkojmë, paga minimale për të gjithë të jetë 350 euro”, ka thënë Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat