Zyba thotë se ata që i kanë sjellë veteranët në këtë gjendje po tentojnë të flasin në emër të tyre

Aktuale

Zyba thotë se ata që i kanë sjellë veteranët në këtë gjendje po tentojnë të flasin në emër të tyre

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 22:26
Salih Zyba

Deputeti i LVV-së, Salih Zyba ka folur për protestën e sotme të veteranëve si dhe veprimin e partive opozitare në Kuvend.

Zyba ka thënë se nuk ka rëndësi forma e veprimit në sallë, por sipas tij, rëndësi ka përpjekja e subjekteve që kanë dështuar dhe e kanë sjellë situatën me veteranë këtu me fol në emër të tyre.

“Nuk është më rëndësi forma e veprimit në sallë, a ka qenë pengesa fizike me trupat e tyre apo është dëmtuar një mikrofon pak ka rëndësi. Por ka rëndësi përpjekja e subjekteve që kanë dështuar apo e kanë sjellë situatën me veteranë me u përpjek me fol në emër të veteranët. Kjo është padrejtësia për të cilën nuk i bën nder as kategorisë së veteranëve”, tha ai.

“…Mënyra e përcaktimit të kategorive përveçse edhe vlerat dhe normat që janë të caktuara si kritere të pagesave janë të dëmshme për kategorinë për të cilën nuk po përfundojnë si krenari por si gjendje e mjerueshme sociale”, tha ia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat