Zyba akuzon PDK-në, AAK-në dhe LDK-në për fryrje të listave të veteranëve

Aktuale

Zyba akuzon PDK-në, AAK-në dhe LDK-në për fryrje të listave të veteranëve

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 22:53
Salih Zyba

Deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba ka akuzuar partitë opozitare (PDK-në, AAK-në dhe LDK-në) për fryrje të listave të veteranëve.

Zyba ka thënë se veteranët e vërtetë po e përjetojnë mungesën dhe përkrahjen për shkak të disa personave të përgjegjshëm që janë futur në lista të veteranëve.

Sipas tij, fryrja e listave është krijuar nga protagonistët e njëjtë që sot po e akuzojnë LVV-në për diskriminim të veteranëve.

“Kategorizimi është vetëm një element për shkak të mungesës së drejtësisë në vendin tonë. Me këta veteranë të vërtet që po përjetojnë mungesën për shkak të disa personave të papërgjegjshëm që janë futur në forma të jashtëzakonshme në këto lista. Nëse doni i kujtojmë edhe kohën kur janë bërë këto fryrje të lista nga kush. Nga protagonistët e njëjtë që sot po e akuzojnë LVV-në për përjashtim e diskriminim për veteranët”, tha ai.

Ai nuk përjashtoi edhe LDK-në për fryrje të listave të veteranëve, teksa tregoi arsyen pse.

“Për fryrje po si AAK-ja dhe PDK-ja, por nuk mundem të përjashtojë edhe LDK-në. A e dini pse se në seancën kur është vendosur për ligjin për veteranët me përfaqësues të subjekteve LDK-ja e ka ndërtuar një standard të futën secili formacion ose kush do në listat që kanë ardhur prej LDK-së, pa kategorizim që i bie pa verifikim dhe janë përfituesit e të gjitha subjekteve që kanë qenë në mandatin kur është marrë vendimi atëherë për të fuqizuar këtë ligj”, tha Zyba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat