Qeriqi thotë se Kurti duhet të ketë parasysh se veteranët po përballen me probleme të mëdha shëndetësore dhe ekonomike

Aktuale

Qeriqi thotë se Kurti duhet të ketë parasysh se veteranët po përballen me probleme të mëdha shëndetësore dhe ekonomike

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 23:19
Xhevdet Qeriqi

Xhevdet Qeriqi nga Shoqata e Invalidëve të Luftës të UÇK-së foli për kërkesat e veteranëve dhe për protestën e tyre gjatë ditës së sotme.

Qeriqi sonte në Tëvë1 tha përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të jetë këmbëngulëse që veteranët të përfshihen në ligjin për pagën minimale dhe se shpreson që edhe kryeministri, Albin Kurti nesër në takim me veteranët do të reflektojë dhe do të vendosë në të mirën e tyre.

“Tashmë kërkesat janë të ditura, arsyeja kryesore e këtij takimi dihet. Do të kërkojmë dhe do të jemi këmbëngulës që veteranët e luftës së ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të përfshihen në ligjin për pagën minimale ashtu siç kanë qenë edhe më herët, kështu që po besoj dhe po shpresoj që edhe kryeministri do të reflektojë në këtë rast”, tha Qeriqi.

Ai tutje në emisionin “Këndi i Debatiti” tha se kryeministri Kurti duhet të ketë parasysh se veteranët janë duke u përballur me probleme të mëdha shëndetësore dhe ekonomike.

“Duke pasur parasysh që luftëtarët e UÇK-së janë duke u përballur me shumë probleme, qoftë shëndetësore qoftë ekonomike edhe mendoj se kërkesat janë shumë të drejta dhe po besoj që duhet t’i kuptoj edhe kryeministri sidomos në këtë kohë kur jemi duke u përballur me një krizë të madhe me ngritje çmimesh dhe duke ditur se ata luftëtar të cilët i gëzojnë këto pensione janë të pa punë  dhe janë në gjendje të vështirë ekonomike dhe sociale”, tha Qeriqi.

Përndryshe veteranët e UÇK-së kanë protestuar gjatë ditës së sotme duke kërkuar që të përfshihen në projektligjin për pagën minimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat