Sejdiu: Protesta e veteranëve shpërfaq nënçmimin që i bëhet tash e një kohë UÇK-së

Aktuale

Sejdiu: Protesta e veteranëve shpërfaq nënçmimin që i bëhet tash e një kohë UÇK-së

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 23:24
Dardan Sejdiu

Opinionisti Dardan Sejdiu vlerëson se protesta e sotme e veteranëve shpërfaq nënçmimin që tash e një kohë bëhet ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sejdiu, tha se historia e Kosovës nuk ka moment më të ndritur se lufta e UÇK-së dhe se për këtë veterantët dhe kategoritë tjera të dala nga lufta duhet të trajtohen dinjitetshëm.

“Mënyra se si kemi trajtuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, luftën çlirimtare dhe se si është përdorë e keqpërdorë emri i UÇK-së dhe ushtari i UÇK-së sot kulmoi me një protestë të tillë. Por, në fakt jo vetëm me benefitet por edhe me mënyrën se kënd e kemi futur në atë listë të benefiteve, se si flasim për UÇK-në – protesta e sotme është shpërfaqje e nënçmimit ndaj UÇK-së që i kemi bërë që një kohë”.

“Nuk ka moment në historinë e këtij vendi ma të ndritur se lufta që është bërë në Kosova nga ushtarët e kësaj ushtrie dhe njerëzit që kanë luftuar për liri – nga njerëz që kanë sjell situatë që një botë e tërë të na ndihmojë në çlirim”.

“Nuk është në rregull as nga pozita e as nga opozita që të vijmë në një situatë ku të vërtetat e ndërtuara për vite me radhë të mos thuhen saktë. Benefitet që gëzojnë veteranët e luftës dhe të gjitha grupet e afektuara nga lufta për liri nuk janë të dinjitetshme. Por, gjithashtu nuk është e dinjitetshme edhe mënyra se si janë fryrë listat e veteranëve”, tha Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat