​Mehmeti dhe drejtori i Policisë Kufitare në Francë diskutojnë për migrimin ilegal

Aktuale

​Mehmeti dhe drejtori i Policisë Kufitare në Francë diskutojnë për migrimin ilegal

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 17:28
Pamje nga takimi

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti në vazhdën e takimeve të realizuara në Francë, ka realizuar takim me Fernand Gontier, drejtor i Policisë Kufitare në Francë.

Sipas Policisë, ndër temat kryesore të cilat u diskutuan në këtë takim ishin forcimi i bashkëpunimit kufitar, migrimi ilegal, trajnimet dhe teknikat e avancuara të kontrollit kufitar, si dhe luftimi i kontrabandës.

“Po ashtu pjesë e diskutimit në këtë takimi ka qenë edhe vlerësimi dhe ndihma në plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave.

Takimi rezultoi me vullnetin dhe shprehjen e gatishmërisë për bashkëpunim të ndërsjellë në fusha të ndryshme e në veçanti me Policinë Kufitare”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat