Sallahu: Opinionet e Komisionit të Venecias janë siguria

Aktuale

Sallahu: Opinionet e Komisionit të Venecias janë siguria

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 15:15
Blerim Sallahu

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, është deklaruar pas dhënies së dritës së gjelbër nga Komisioni i Venecias për vettingun në drejtësi dhe konfiskimin e pasurisë.

Ai në Facebook ka sqaruar se çka do të thonë këto procese, teksa ka shtuar se opinionet e këtij komisioni janë të sigurta.

“Vettingu nënkupton sistem të drejtësisë të paanshëm e profesional; kurse Byroja do t’ia kthejë shtetit e shoqërisë pasuritë e përvetësuara padrejtësisht ndër vite. Të dy këto procese i patëm premtuar.

Të dyjat do t’i realizojmë dhe për këtë jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë. Opinionet e Komisionit të Venecias janë siguria, dëshmia e garancia e implementimit të tyre!”, shkruan ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat