Kjo është pasuria e anëtarit të KPK-së, Agron Beka

Aktuale

Kjo është pasuria e anëtarit të KPK-së, Agron Beka

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 16:00
Agron Beka

Agjencia Kundër Korrupsion (AKK) ka publikuar deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. 

Në deklarimin e pasurisë në AKK, anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Agron Beka, ka deklaruar se krahas punës së tij si anëtar i KPK-së është edhe dekan në Universitetin Publik të Mitrovicës, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Si të hyra vjetore, Beka ka deklaruar gjithsej 51,432.49 euro, në të cilat në shumën prej 29,468.49 euro përfshihet paga nga Universiteti i Mitrovicës, në shumën prej 2,964.00 euro përfshihet qiraja nga njëri lokal në Prishtinë,  shuma prej 7,200.00 euro është deklaruar si pasuri e bashkëshortes të pranuara nga qiraja e njërit lokal në Prishtinë dhe 3,800.00 euro si pagë e bashkëshortes.  

Vlera prej 2,000.00 euro është deklaruar si bursë universitare e fëmijëve nga MASHT dhe 6,000.00 euro janë deklaruar si pasuri e fëmijëve të pranuara nga qiraja e njërit lokal në Prishtinë. 

Sa i përket paluajtshmërive, Beka si prona të tij, prona të përbashkëta dhe të bashkëshortes ka deklaruar një shtëpi në vlerë prej 500,000 euro, një parcelë 260.00 m2 në vlerë prej 200,000 euro, një banesë–lokali 53.00m2 në vlerë prej 400,000.00 euro, dy garazhe nga 15.00m2 në vlerë prej 20.000 euro, një bodrum 35.00 m2 në vlerë prej 60,000 euro, një banesë–zyre në vlerë prej 400,000.00 euro, një lokal në vlerë prej 80,000 euro, një ndërtesë në vlerë prej 1,000,000 euro, një parcelë në vlerë prej 300,000 euro, një ndërtesë në vlerë prej 1,500,000 euro, një parcelë në vlerë prej 150,000 euro, dy banesa në vlerë prej 250,000 euro, dy parcela në vlerë prej 85.000 euro, një parcelë-tokë ndërtimore në vlerë prej 1,500,000 euro, një lokal në vlerë prej 70,000 euro, një banesë në vlerë prej 70,000 euro dhe një lokal në vlerë prej  550,000.00 euro. 

I njëjti ka deklaruar se posedon 6 vetura si prona të përbashkëta.  Një veturë “Mercedes” në vlerë prej 37,000 euro, një veturë “Audi” në vlerë prej 30,000 euro, një veturë “Audi” në vlerë prej 15,000 euro, një veturë “Mercedes” në vlerë prej 8,500.00 euro, një  veturë “Opel” në vlerë prej 8,000 euro dhe një veturë “BMW” në vlerë prej 25,000.00 euro. 

Beka ka deklaruar se fëmijët e tij janë posedues 100% të aksioneve në shoqërinë komerciale “Immobilia” sh.p.k dhe se bashkëshortja e tij është poseduese 100% e aksioneve në Kolegjin Evropian “Juridika” sh.p.k. 

I njëjti ka deklaruar paratë e gatshme dhe atë vlerat prej 100,384.87 euro, 3,573.28 euro, 109,044.30 euro dhe 185,257.70 euro, kurse në emër të bashkëshortes si para të gatshme ka deklaruar vlerat prej 18,001.22 euro, 22,370.86 euro dhe 33.62 euro, kurse në emër të fëmijëve si para të gatshme ka deklaruar vlerat prej 1,600.78 dhe 34.95. 

Beka ka deklaruar edhe tri huadhënie në kohëzgjatje të pacaktuar në vlerë prej 25.000 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat