Xhevdet Pozhari tha se e ka kërcënuar, deklarohet për herë të parë zv.ministri Shemsi Syla

Aktuale

Xhevdet Pozhari tha se e ka kërcënuar, deklarohet për herë të parë zv.ministri Shemsi Syla

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 17:45
Shemsi Syla

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka mohuar se e ka kërcënuar analistin Xhevdet Pozhari, pasi ky i fundit tha se Syla në një restorant i është afruar dhe i ka thënë se “s’guxon të shkruajë për të”.

Zëvendësministri Syla në një përgjigje tha se biseda mes tyre nuk ka të bëjë me kërcënim.

Biseda që është zhvilluar mes meje dhe zotëri Pozharit nuk ka të bëjë me kërcënim. Ky titull i cili i është vënë bisedës sonë është tejet i qëllimshëm dhe nxitës. Unë me zotëri Pozharin thjesht kam ndarë mendimin tim në lidhje me fyerjet dhe fjalorin që ai ka përdorur në lidhje me një prononcim timin për media, duke bërë deklarata të pavërteta dhe sulmuese”, tha Syla për Express.

Ish-deputeti i VV-së u shpreh se Pozhari e ka nxjerrë qëllimisht nga konteksti fjalinë “nuk guxon me shkrujt për mu”

“Pas bisedës sonë, ai e ka nxjerrë qëllimisht nga konteksti në kuptim literal fjalinë “nuk guxon me shkrujt per mu” dhe po e quan atë një kërcënim. Shprehja ime ka qene në kuptimin gjeneral, që askush nuk guxon të shkruajë në mënyrë të manipuluar, të rreme, fyese e ofenduese për askë, pavarësisht inateve personale për personin tjetër apo qoftë edhe për institucionin të cilin ai e përfaqëson”, ka thënë Syla.

Analisti Xhevdet Pozhari ka thënë dje se zëvendësministri Shemsi Syla e ka kërcënuar derisa ishte duke qëndruar në një restorant duke i thënë se nuk guxon kurrë të shkruajë për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat