Edi Rama po bën luftë speciale kundër gjykatës speciale / Ai kurrë nuk foli as nuk ngushëlloi për vrasjet politike

Aktuale

Edi Rama po bën luftë speciale kundër gjykatës speciale / Ai kurrë nuk foli as nuk ngushëlloi për vrasjet politike

Nga: Idriz Morina Më: 19 qershor 2022 Në ora: 16:08
Edi Rama duke hyrë në burgun e Hagës ku ndodhet Hashim Thaçi dhe të tjerët

Çfarë po kërkon Edi Rama në Kosovë?

Pak ditë më parë ishte në Hagë. Nuk ishte hera e parë që po shkonte ta vizitonte Hashim Thaçin. Enkas për të shkon. Ish zyrtarë të lartë shtetit ishin edhe Kadri Veseli e Jakup Krasniqi. Por, për ata se kemi parë se është ‘lodhur’!

Nuk e ka pasur as bashkëluftëtarë dhe as nuk ka ndonjë gjë që drejtpërdrejt e lidh atë me luftën. Edi Ramës, nuk ka ndonjë dëshmi, që vërtetë i ka interesuar lufta në Kosovë apo ndonjë veprimtari, e cila do të ketë mbetur në mend, se me të u ka ndihmuar shqiptarëve këtu.

Atëherë mund të ketë qenë shumë i zënë me gjëra të tjera. Nuk kanë rëndësi për rastin gjërat me të cilat merrej ai, sepse nuk kemi prova për ta diskutuar.

Por, avokimi i tij për Serbinë, deri në Ukrainën e zhytur në gjenocid nga krimet ruse, dhe në media të ndryshme perëndimore, për ta justifikuar qëndrimin prorus të Serbisë, është një luftë heroike e tij në diplomaci, për ta bërë shtetin serb një atdhe të dytë.

Image
Edi Rama me Hashim Thaçin dikur

Por, duke pasur parasysh raportet në të cilat ndodhet Kosova, ai e bën të kundërtën edhe pse i din synimet e përhershme të Serbisë, për ta zhbërë shtetin e dytë shqiptarë, duke i marrë territor, duke kërkuar të drejta të serbëve, që një pakicë prej 50 mijë vetash nuk i ka askund në botë, dhe në vend që Serbia të fajësohet për trysninë, e për gjenocidet ndaj shqiptarëve, të kryera të paktën nga viti 1876, në Luftën e parë dhe në Luftën e dytë Ballkanike, në Luftën e Dytë Botërore dhe pas saj, e deri tek gjenocidi i kryer në sy të botës në vitin 1998 e 1999.

Po ashtu Serbia ka kryer gjenocid e masakra edhe ndaj Shqipërisë, më e njohura apo më e kujtuara është ajo e Lumës!

Të gjitha këto për Ramën janë gënjeshtra, dhe nuk ekzistojnë më, ndërsa ekzistojnë vetëm paradigmat serbe, se ajo është me Perëndimin, por nuk mund ta braktisë Rusinë për shkak të miqësisë; se Serbia duhet të kuptohet dhe duhet të përkrahet!

Kjo nënkupton pra sipas tij, që Serbia duhet të përkrahet derisa të ndahet Kosova!

Pse ky bashkëpunim!?

Po të kishte dashuri për Kosovën, dhe t’i bashkonte patriotizmi, Edi Rama do ta mbronte Kosovën, jo Serbinë, do të lobonte për Kosovën, jo për Serbinë, do të bënte presion tek ndërkombëtarët për Kosovën jo për Serbinë.

Image
Edie Rama me përulje ndaj Vuçiqit

Pra, atdhetarizmi nuk e bashkon as Thaçin me Ramën, sepse ai atje nuk po mbahet se ishte engjëllor, ai atje po akuzohet se bashkë me grupin ‘Ndërmarrja Kriminale” ka vrarë ose urdhëruar vrasjen e së paku rreth 100 shqiptarëve, kryesisht mbështetësve të Rugovës.

Ai shkoi në Hagë, pasi dështoi ta ndante Kosovën. Në këtë projekt e kishte partner, Vuçiqin dhe Edi Ramën.

Pra, edhe sot ka pak gjasa që këta dy të mos komunikojnë për mënyrën e daljes nga burgu. Por, për këtë duhen edhe kanale të fshehta komunikimi dhe të besueshme. Dikush duhet t’i bartë kodet e fshehta, që vijnë nga Haga.

Gjykata speciale, përkatësisht inteligjenca e sigurisë duhet t’i vëzhgojë mirë, se çfarë bisedojnë në Burojë, edhe kur vijnë avokatët e Hashim Thaçit, edhe kur vjen Edi Rama.

Çfarë mesazhe mund të sjellë Edi Rama në Burojë të Skenderajit?

Ai nuk e ka asnjë relacion dhembshurie apo emocional me familjen e Thaçit. Takimet me babain e tij, nuk kanë kuptim tjetër, veçse, duke e shfrytëzuar një terren kodrinor, t’i humbin syrit të vëzhguesit, dhe që duke shkuar në shtëpi atje, do të ndihet i parrezikuar nga zbulimi i informacionit, kështu që ai ia përcjellë pa frikë mesazhet plakut, dhe pastaj shkojnë të tjerët tek, personat e duhur, që të marrin mesazhin e duhur!

Në këtë rast mesazhet mund të jenë dy llojesh. Veprime të biznesit, që më pak rëndësi mund të kenë ose fare për relacionet Rama-Thaçi, dhe mesazhe për gjykatën speciale, por që edhe kjo lidhet me biznesin, pasi kërkohen më shumë para, gjithnjë e më shumë në mënyrë që të shpresojë në arritjen e pafajësisë para gjykatës. Relacionin e me zbinesin e përforcon vetvetiu, që Rama po vjen në Kosovë pas Hagës, dhe njërin nga takimet po e bën me Devollët, pronarët e së cilës akuzohen se kishin lidhje të fuqishme me Hashim Thaçin, dhe të tjerë që mendojnë apo besojnë se ai kishte aksione aty.

Dhe e dyta, barra me dëshmitarët. Për të siguruar pafajësinë nevojiten argumentet. Argumentet kryesore vijnë nga njerëzit e gjallë, e këta janë dëshmitarët potencial kundër tij. Këta sigurisht se mbrojtja kërkon që të largohen nga rruga. Kështu që janë vetëm dy rrugë alternative, të flasin ose ata të heshtin apo të detyrohen të heshtin përgjithmonë!

Prandaj, duhen gjithnjë e më shumë para, biznese në lëvizje, veçmas tashmë një vit që nuk e drejtojnë qeverinë. Po ashtu i duhet një qeveri, që mund ta kontrollojnë, dhe nga e cila mund të vjelin qindra miliona euro nëpërmjet tenderëve.

Edi Rama vjen në kulmin e tensionimit të situatës me protesta nga veteranët e luftës, shumica e të cilëve fituan statusin e rrejshëm, dhe sot manipulohen nga grupet politike, që duket se orientohen nga Haradinaj dhe Thaçi.

Ardhja e tij, nuk mund të besohet se ka qëllim tjetër, ndryshe nuk do të bënte vizita private, si tek kompania “Devolli” po ashtu edhe tek familja Thaçi në Burojë.

Image
Vrasjet politike si duket nuk ekzistojnë për Ramën, por për atë ekziston gjykata speciale
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat