​Edi Rama vendos plisin gjatë vizitës te familja e Hashim Thaçit

Aktuale

​Edi Rama vendos plisin gjatë vizitës te familja e Hashim Thaçit

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 22:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka kaluar sot së bashku momente me familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ai gjatë kësaj vizite ka marrë disa dhurata nga familja e ish-presidentit, në mesin e tyre edhe plisin e bardhë shqiptar.

Komente për vizitën e të parin e Qeverisë së Shqipërisë kishte edhe ish-kreu i Skenderajt.

Kënaqësi e madhe që ta presim në konakun e Bacës Haxhi Thaçi, mikun tim, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Edi erdhi në vizitë për të nderuar familjen e Presidentit Hashim Thaçi por edhe gjithë komunën tonë. Në shenjë nderimi dhe respekti për vizitën, kryeministrit Edi Rama i dhurova flamurin e UÇK-së”, ka shkruar Sami Lushtaku në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat