Publikohen marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Shqipërisë – detajet nga mbledhja e përbashkët

Aktuale

Publikohen marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Shqipërisë – detajet nga mbledhja e përbashkët

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 09:04 Përditësuar në ora: 14:27 më 20.06.2022
Foto nga vendi i ngjarjes

Rama: Qeverinë Kurti mund ta rrëzojë një protestë e Albinit, ndryshe s’ka kush e rrëzon

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur në lidhje me Qeverinë Kurti, duke thënë se s’ka kush e rrëzon.

Ai u shpreh se këtë qeveri mund t’a rrëzojë vetëm një protestë e Kurtit.

“Qeverinë Kurti mund ta rrëzojë një protestë e Albinit, për sa kohë Albini nuk del në protestë kundër qeverisë së vet, nuk ka kush e rrëzon”, u shpreh Rama.

Kurti në Ditën e Refugjatëve, kujton kontributin e Shqipërisë për Kosovën

Kryeministri Albin Kurti në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve e ka falënderuar Shqipërinë për kontributin që ka dhënë për kosovarët gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ai, në një konferencë pas mbledhjes së tetë të të dyja qeverive, ka thënë se Kosova nuk mund të qëndrojë pa kujtuar ndihmën e Shqipërinë, në çdo përvjetor të Ditës së Çlirimit.

“Tetë ditë më parë e festuam 23 vjetorin e Ditës së Çlirimit dhe Paqes, ndërkaq sot është Dita Botërore e Refugjatëve. Kur kremtojmë 12 qershorin nuk mund të mos e kujtojmë rolin e rëndësishëm që kishte Republika e Shqipërisë në luftën tonë për çlirim dhe të përkujtojmë dëshmorët dhe luftëtarët shqiptarë që iu bashkuan luftës çlirimtare”.

“Kur shënojmë Ditën e Refugjatëve nuk mund të mos jemi falënderues ndaj familjeve shqiptare që strehuan bashkombasit e tyre të cilët po dëboheshin masivisht dhe kërcënoheshin nga spastrimi etnik në prill të 99-ës. Në përvjetore dhe ditë si këto nuk mund të kujtojmë vetëm dhimbjen që na është shkaktuar nga agresori por edhe ndihmën që na është dhënë nga motrat dhe vëllezërit tanë”, ka thënë Kurti.

Rama flet për Ballkanin e Hapur: Nuk na bashkon, as nuk na ndanë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën për media, pas mbledhjes së dy qeverive, ka folur edhe për Ballkanin e Hapur.

Ai është shprehur se Ballkani i Hapur nuk ka bashkon, por as nuk na ndanë.

Rama tha se kënvështrimet e ndryshme në këtë pikë, nuk e pengojnë Kosovën dhe Shqipërinë në proceset e tjera.

“Është e vërtetë që Ballkani i Hapur nuk ka bashkon, por ama është po kaq e vërtetë që Ballkani i Hapur nuk na ndanë, që do të thotë në këtë pikë kemi kënvështrime të ndryshme, por kjo nuk ka pengon që në marrëdhëniet bilaterale të ecim përpara”, tha ai.

Kurti: Marrëdhëniet tona janë vëllazërore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë të përbashkët me kryeministrin shqiptar Edi Rama, tregoi se çfarë marrëveshje arritën.

Kurti theksoi se marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë janë të shkëlqyera dhe vëllazërore.

“Së pari duhet të theksojmë që arritëm marrëveshje protokollare, memorandume, gjithsej 19. Kjo është për t’u përshëndetur”, është shprehur Kurti para medieve në Konferencë

“Marrëdhëniet tona bilaterale janë të shkëlqyera dhe vëllazërore”, shtoi ai.

Rama: Jam tërësisht i painteresuar të përfshihem në jetën politike të Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën për media, pas mbledhjes së dy qeverive, ka folur në përgjithësi për marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Pos kësaj, Rama tha se me qeverinë aktuale ne kemi shkallën më të lartë të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara.

Tutje, ai u shpreh edhe se nuk është i përfshirë në jetën politike të Kosovës.

“Jam terësisht i papërfshirë dhe i painteresuar të përfshihem në jetën politike të Kosovës”, u shpreh ai.

“Nivel i lartë i përgatitjes”, stafi i Kurtit publikon të gjitha marrëveshjet Kosovë-Shqipëri

Luan Dalipi, Shef i Stafit të Kryeministrit Albin Kurti, ka publikuar të gjitha marrëveshjet që u arritën sot në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës me Qeverinë e Shqipërisë.

Dalipi thotë se janë zbatuar shumë prej marrëveshjeve të arritura në mbledhjet e mëparshme të dy qeverive dhe, sipas tij, kjo dëshmon nivelin më të lartë të përgatitjes dhe përkushtimit.

Më poshtë gjeni të gjitha marrëveshjet e renditura nga Shefi i Stafit të Kryeministrit:

TË PËRBASHKUAR!

Mbledhja e 8-të e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, 6 muaj pas mbledhjes së kaluar në të cilën u nënshkruan 13 marrëveshje ndërqeveritare dhe 8 marrëveshje ndërmjet institucioneve. Nga gjithsej 127 marrëveshje sa janë nënshkruar deri sot, 75 ose rreth 60% janë zbatuar pa probleme, ndërsa kemi realizim mbi 90% të marrëveshjeve nga mbledhja e nëntorit të kaluar. Kjo dëshmon nivelin më të lartë të përgatitjes dhe përkushtimit në implementim të marrëveshjeve.

Suksese në implementim të marrëveshjeve që u arritën sot (rradhitja sipas paraqitjes):

ARSIM: Mundësi konkurrimi dhe vijimi të studimeve në 19 universitete të të dy shteteve, në kushte të barabarta.

2-3. LËVIZJA E LIRË: Drejt lehtësimit të plotë të lëvizjes së lirë mes dy shteteve.

GJENDJA CIVILE: Lajmërimi në kohë reale midis dy shteteve për ndryshimeve të gjendjeve civile.

DOGANAT: Studim drejt realizimit të sistemit të përbashkët doganor mes dy shteteve.

SIGURIMET SHOQËRORE: Drejt përbashkimit të tregjeve të sigurimeve shoqërore të të dy shteteve.

7-8. ENERGJI: Drejt rritjes së sigurisë dhe diversifikimit të furnizimit (zhvillimi i terminalit për LNG/gaz të lëngshëm në Vlorë).

9-10. BUJQËSI: Drejt rritjes së shkëmbimit, sasisë dhe cilësisë së produkteve bujqësore, qasjes në financa të BE-se, si dhe ndërtimit të sistemit të përbashkët të informacioneve/statistikave të të dy shteteve.

INFRASTRUKTURË RRUGORE: Studim për përmirësimin e rrugëve ndërkufitare.

TRANSPORT: Studim fizibiliteti për >> NDËRTIMIN E LINJËS HEKURUDHORE DURRËS – PRISHTINË <<, projekt që do të vendosë Kosovën dhe Shqipërinë në hartën e korridoreve të rëndësishme ndërkombëtare për transport të njerëzve dhe mallrave (video i prezantuar i bashkëngjitur).

13-14. SHËNDETËSI: Shkëmbimi i ekspertizës dhe shërbimeve në mjeksi, si dhe unifikim i protokolleve për barna dhe pajisje mjeksore midis dy shteteve (shkëmbim i barnave të rralla).

TURIZËM: Platformë e përbashkët digjitale për promovim të turizmit të të dy shteteve.

RINIA: Shkëmbim i përvojave rreth zhvillimit të politikave dhe aktiviteteve për të rinjët.

MBROJTA: Intensifikim I bashkëpunimit dhe konsolidimit të përpjekjeve në fushën e kërkim-shpëtimit malor dhe ujërave territoriale.

DREJTËSI: Drejt njohjes së barabartë të provimiit të jurispodencës dhe lejimit të ushtrimit të profesionit të avokaturës në të dy shtetet.

ENCIKLOPEDI E PËRBASHKËT: Drejt paraqitjes së fakteve të kombit tonë në një publikim të vetëm dinjitoz.

​Ibrahimaj: Qeveria shqiptare ka marrë angazhim t’i zëroj tarifat për procedurat doganore

Kosova dhe Shqipëria sot do të nënshkruajnë edhe një marrëveshje bashkëpunimi që do t’i hap rrugë bashkimit doganor.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj u shpreh se qeveria shqiptare ka marrë angazhimin që të zeroj tarifat që lidhen me procedurat doganore.

Ibrahimaj: Kemi marrë angazhim për t’i zeruar tarifat doganore

“Ne sot do të nënshkruajmë bashkëpunimin i cili do t’i hap rrugën bashkimit doganor, që është një fjalë e bukur, por që do shumë punë. Ne do të ngremë dy grupe teknike të cilat dot ë punojnë intesivisht dhe unë uroj që grupet do të arrijnë që përpara mbledhjes së ardhshme të dy qeverive të na japim një dokument i cili realisht do ta bëjë të mundur bashkimin doganor. Nga ana tjetër qeveria shqiptare ka marr angazhimin që të zeroj tarifat që lidhen me procedurat doganore me qëllim që të gjitha barrierat tarifore në doganë dhe administrative të lehtësohen maksimalisht siç është premtimi i dy qeverive tona dhe uroj që të jenë e njëjta gjë edhe për qeverinë tuaj. Shpreh keqardhjen që sot nuk arritëm që të nënshkruajmë marrëveshjen për njohjen reciproke të operatorëve ekonomik të autorizuar pasi u njoftova nga ministri se janë disa teknikalitete të cilat nuk e lejojnë këtë“, theksoi ajo.

Kurse, ministri i Financave, Punës dh Transfereve, Hekuran Murati tha se bashkimin dogano e ka konsideruar si një proces që sjell përfitime për të dyja vendet.

Murati: Bashkimit doganor sjell disa përfitime

Si rrjedhojë e bashkimit doganor dalin disa përfitime siç janë shfrytëzimi i kohës në mënyrë me efektive për shkak të lehtësimit të procedurave dhe zvogëlimit të procedurave të pritjes për maunat. Pra palët do të punojnë së bashku në hartimin e një studimi të cilin do e prezantojnë në nëntor të këtij viti pra në mbledhjen e ardhshme dhe ky studim pritet të jetë me interes për të dyja palët...të premten e javës së kaluar të dy drejtorët e Doganave kanë nënshkruan një urdhër për miratimin të protokolleve për njohjen e plumçeve dhe veprimeve të përbashkëta për to”, u shpreh ai.

Po ashtu, pritet që të nënshkruhet edhe marrëveshje për zbatimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Mbledhje e dy Kuvendeve më 28 nëntor, Kurti: Do të flas me Glaukun

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka propozuar një mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve, për datën 28 nëntor.

E për këtë, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se do të flas sonte me kryetarin e Kuvendit, Konjufca.

Mua më duhet ta pyes tash edhe kryetarin e Kuvendit tim, zotëri Glauk Konjufcën, të cilin nuk e kam takuar ende, sepse ishte në udhëtim jashtë vendit. Do ta takoj sonte dhe besoj që gjithçka do të shkojë në rregull që të jemi bashkë më 28 nëntor”, tha Kurti.

​Rama: Këtë sezon është e palejueshme të kemi probleme të pritjes në kufi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se problemet e deritanishme të pritjes në kufi nuk duhet të përsëritën këtë sezon vere. Gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Rama ka propozuar edhe mbajtjen e një Kuvendi të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë për shënimin e 110 vjetorit të ngritjes së flamurit shqiptar.

Rama ka thënë se janë të pajustifikueshme kontrollet një për një të veturave që udhëtojnë drejt Shqipërisë gjatë sezonit turistik veror.

Rama: Këtë sezon është e palejueshme të kemi probleme të pritjes në kufi

Dua t’i kujtoj ministrat e brendshëm të pranishëm këtu se kemi një protokoll të nënshkruar në prill 2019 në Morinë, që shërben si udhëzues shumë i qartë për kalimin praktik të kufirit. Besoj që kryeministri është dakord me mua që në këtë sezon është e palejueshme dhe e pajustifikueshme që të kemi më probleme të natyrës që kemi pasur deri vjet, dhe radha të pafundme për shkak të kontrolleve një për një makinave që vinë drejt Shqipërisë”, ka thënë Rama.

Ai ka folur edhe për projektin e portit të Durrësit, për çka ka thënë se është me rëndësi strategjike ku ka të integruar edhe hekurudhën Durrës-Prishtinë.

Rama: Projekti i portit të Durrësit është me rëndësi strategjike

Kemi ardhur me përfaqësues të kompanisë globale për të prezantuar studimin e portit të Durrësit, i cili faktikisht shtrihet nga Durrësi në Prishtinë, me portin pritës në Durrës dhe me portin e Thatë të Prishtinës, çka përbën një projekt me rëndësi strategjike i cili ka brenda të integruar edhe hekurudhën Durrës-Prishtinë për të cilën ne kemi filluar punën konkretisht me studimin përkatës bashkërisht dhe besojmë që duke e shtyrë bashkërisht këtë projekt të madh të portit të ri me portin e thatë të Prishtinës dhe portin e Durrësit të integruar me hekurudhën dhe me portin ushtarak bazë të ANTO-s të re, në mesdhe në Durrës, gjë për të cilën ne kemi filluar kontaktet me NATO-n, jemi në një situatë tërësisht tjetër për 19 vjetarët e ardhshëm”, ka thënë Rama.

Mbledhja e përbashkët në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë sivjet po mbahet në Prishtinë nën llogon “Të përbashkuar”.

Por sipas Ramës, kjo merr më shumë kuptim me organizmin e një Kuvendi të përbashkët, me deputetët e parlamenteve nga të dy anët e kufirit.

Rama: Në 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë të organizojmë Kuvendin e përbashkët

Dhe e fundit kryeministër, sepse në pjesën tjetër të optimizmit që kthehet në entuziazëm e ke merak vet, në funksion të optimizmit që kthehet në entuziazëm unë do të propozoja që duke qenë se jemi në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjes së flamurit të pavarur të Shqipërisë, ne të kishim në nëntor të parin Kuvend të përbashkët, me të dyja parlamentet e mbledhura në një dhomë ku na u dha mundësia dhe po ra dakord të na jepet edhe në të dyve privilegji të adresojmë në këtë dhomë të përbashkët të kuvendit. Nëse bashkërisht arrijmë të bindim të dy kryesitë e kuvendeve që të kemi këtë kuvend të përbashkët, atëherë japim mesazhin për të gjithë ata që lexojnë sloganet e mbledhjeve që këto nuk janë slogane bosh”, ka thënë ai.

Rama ndër të tjera ka thënë se volumi i shkëmbimeve tregtare në mes të dy vendeve është rritur nga 160 milionë në 433 milionë euro.

Ai gjithashtu ka thënë se në Shqipëri rezultojnë të regjistruara 1225 subjekte biznesi nga Kosova, 1081 prej të cilave janë pronësi qind për qind e subjekteve të këtushme, ndërkohë të tjerat pronësi e përbashkët me partnerë në Shqipëri.

Rama ka thënë se investimet e Kosovës në Shqipëri në vitin 2017, ishin 9 milionë euro, ndërsa në vitin 2021, 139 milionë euro.

​Kosova e Shqipëria gjatë vikendit e festave zyrtare parashohin lehtësira kufitare

Gjatë vikendeve por edhe ditëve kur ka festa zyrtare, si dhe gjatë sezonit të verës, do të ketë lehtësira në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Kjo është marrëveshje e cila pritet të nënshkruhet në mes ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bledi Çuçi tha se gjatë verës, festave shtetërore por edhe vikendet, nuk do të ketë nevojë për regjistrim nga organet kufitare.

Çuçi: Përgjatë periudhës së verës dhe përgjatë vikendeve qytetarët nuk do të kenë nevojë për regjistrim

Përgjatë periudhës së verës dhe përgjatë vikendeve kur ka fluks të lëvizjes nga të dyja krahët ne do ta lehtësojmë plotësisht ndërmjet protokollit të parë që do të nënshkruajmë pikërisht do të përcaktojmë që prej 1 qershorit e deri më 30 shtator për çdo fundjavë dhe për çdo ditë feste shtetërore në kufijtë tanë shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë do të kalojnë pa qenë nevoja e regjistrimit nga organet kufitare në mënyrë që të mos krijohet asnjë radhë apo vonesë për qytetarët në të dyja anët”, theksoi ai.

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovës, Xhelal Sveçla u shpreh se kjo marrëveshje do të lehtësojë procedurat e pritjes.

Sveçla: Me këtë marrëveshje do të krijojmë lehtësira kufitare

Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë gëzojnë një bashkëpunim të shkëlqyer qoftë në luftimin e ilegaliteteve që cenojnë sigurinë e vendeve tonë, qoftë në ruajtjen sigurisë dhe jetën e qytetarëve. Sot do të nënshkruajmë zyrtarisht marrëveshjen e cila do të krijoj lehtësira të kalimit kufitar në pikën ku ka kalimin më të madh ku kalojnë qytetarët Vermicë-Merdare. Kjo marrëveshje do të zvogëloj procedurat e pritjeve dhe do të bashkërendoj punën e policisë tonë kufitare deri në fund të shtatorit do të ketë kalim të lehtësuar të kufirit, u shpreh ai.

Sqarime për këto lehtësira kërkoi edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Rama: Mund ta dimë nga se si do të kalohet kufiri në korrik dhe gusht

Mund ta dimë nga ju se si do të kalohet kufiri në korrik edhe në gusht, çka janë disa lehtësira shkon njeriu për andej që shkon për plazh aty të mos ndaloj kjo është ideja, këto disa lehtësia çka do me thënë“, u shpreh Rama.

Përgjigje i ktheu ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Sveçla: Kur isha në Shqipëri polici kufitar më uroi vetëm rrugë të mbarë

Herës së fundit kur isha në Shqipëri para ca ditësh polici kufitar në Vërmicë më uroi rrugë të mbarë“, u shpreh ai.

Më këmbëngulës karshi lehtësira kufitare u shpreh kreu shqiptar.

Rama: A mund t’ua kurseni edhe këtë urim qytetarëve

A mund t’ua kurseni edhe këtë urim qytetarëve dhe ata kur të kalojnë të mos ketë fare polici që ua urojnë dhe të ketë thjesht ndalime të rastësishme për 500 makina po themi mund të ndodh kjo është e pamundur“, u shpreh Rama.

Sot në Kosovë po mbahet mbledhja e tetë e dy qeverive ku pritet të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh mes dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat