Kështu duket tapeti i kuq i shtruar për delegacionet e dy qeverive

Aktuale

Kështu duket tapeti i kuq i shtruar për delegacionet e dy qeverive

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 11:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mbulimi special i takimit të dy qeverive shqiptare në portal bëhet nga gazetarët: Edona Vuçitërna, Liridona Gashi, Lutrim Islami, Genita Ukaj kurse gazetarët e televizionit Drin Demiri dhe Qëndresa Tërshani bashkë me kameramanët: Agon Bejtullahu dhe Bardh Stublla bëjnë mbulimin e këtij zhvillimi nga terreni.

Në Prishtinë po mbahet mbledhja e tetë me radhë mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Ekzekutivët e të dyja vendeve do të firmosin 19 marrëveshje dhe memorandum në fushën e drejtësisë, arsimit, bujqësisë, infrastrukturës, turizmit dhe sigurisë publike.

Më poshtë gjeni agjendën e plotë:

10:45 Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë

11:00 Mbërritja e Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

11:15 Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri

Fjala e dy kryeministrave Kurti e Rama, pasuar nga deklarime të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim.

12:20 Prezantim me pjesëmarrjen e dy kryeministrave

Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i Thatë në Kosovë. Prezantimi bëhet nga Eric SMIT, drejtor, Royal Haskoning DHV

12:30 Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

12:45 Konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrave Kurti e Rama.

10:43 -Ministrat shqiptarë arrijnë në Kosovë

Ministrat e kabinetit të Edi Ramës kanë arritur në hotelin ku do të mbahet mbledhja e tetë e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.

Para tyre, për të pritur fillimin e ceremonisë kanë arritur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrat e tij, njofton KlanKosova.tv.

Ceremonia zyrtare do të fillojë nga ora 10:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat