Rama kërkoi leje për ta pasur vëlla Vuçiqin, Haxhi Avdyli i reagon ashpër: Po harron Edi që ky vëllai i ri i tij...

Aktuale

Rama kërkoi leje për ta pasur vëlla Vuçiqin, Haxhi Avdyli i reagon ashpër: Po harron Edi që ky vëllai i ri i tij...

Nga: M.L. Më: 20 qershor 2022 Në ora: 15:20
Haxhi Avdyli

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive(Kosovës dhe Shqipërisë) nuk hezitoi t`i tregonte hapur lidhjet e tij të forta me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Ai kërkoi që t`i lejohet që ta ketë vëlla edhe Vuçiqin përveç kryeministrit Kurti,

“Kështu që më lini të jem vëllai i të dyve sepse mund të ju duhem në të ardhmen”, tha mes tjerash Rama.

E këtë deklaratë e ka komentuar deputeti nga Lista “Guxo”, Haxhi Avdyli, i cili ka thënë se politika e Edi Ramës përmblidhet nga fjalia e Ramës në Facebook.

Sipas tij Rama po harron se Vuçiqi e gjymtosi Kosovën për 100 vjet dhe po vazhdon ta kërcënojë me luftë.

Postimi i plotë:

Politika e Edi Ramës ndaj Kosovës, përmblidhet nga fjalia e fundit në Konferencën për shtyp.

"Unë Albinin e kam vëlla, për më lejoni të jem edhe vëllai i Vuçiqit".

Por po harron Edi që ky vëllau i ri i tij, (Serbia) jo vetëm që 100 vite e gjymtosi vëllaun e tij të vogël (Kosovën) , akoma po armatoset e po kërcënon çdo ditë me zhdukjen e vëllaut të tij të vogël .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat