Zogiani: Sot u pa që Kurti e Rama s’kanë probleme

Aktuale

Zogiani: Sot u pa që Kurti e Rama s’kanë probleme

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 22:10
Albin Kurti dhe Edi Rama

Avni Zogiani, panelist në “Pressing” të T7, ka thënë të hënën se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama – nuk kanë probleme me njëri tjetrin.

Sipas tij, tensioni mes tyre që perceptohet në publik është si pasojë e “spekulimeve”.

“Nuk e di që ka pas ndonjë deklaratë të Albin Kurtit në raport me Ramën që mund të kishte kontribuar në këtë aspekt”, ka thënë Zogani.

Ai ka thënë se Rama e ka qëndrimin e tij për “Ballkanin e Hapur”, por e ka kritikuar për qasjen e kryeministrit shqiptar ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Nuk ka çka na duhet një Vuçiq i radikalizuar, kjo po i bjen që na po e bëjmë nervoz atë, sikur ne nuk e dimë historinë e Vuçiqt”, ka deklaruar Zogiani.

Të hënën, në Prishtinë është mbajtur takimi në mes dy qeverive. Aty u takuan Kurti dhe Rama. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat