Edhe Zemaj komenton takimin e Kurtit me Ramën, ja çfarë thotë

Aktuale

Edhe Zemaj komenton takimin e Kurtit me Ramën, ja çfarë thotë

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 23:45
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po ndihet inferior ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. 

Zemaj ka komentuar takimin e sotëm mes dy qeverive, duke thënë se kishte batuta të panevojshme dhe nivel të ulët komunikimi që tregon se rivaliteti politik mes dy kryeministrave e ka bërë të veten.

“Sjellja tregon at far inferioritetin në kuptimin e gjykimeve e pamë në bisedat dhe kishte edhe batuta ku ne nuk kemi nevojë të ulemi në at nivel të komunikimit. Ajo ishte në gjuhën popullore sikur të themi ‘nuk të bëj asgjë’. Ti je sillur para disa ditëve se ti je këtu e nuk të llogaris e tani ja kthen se unë jam këtu e jam i pari mes shqiptarëve. Është për konsum politik”, ka thënë ai. 

Tutje ai ka shtuar se lehtësirat që janë premtuar në marrëveshjet mes dy qeverive duhet të jenë konkrete. 

“Ajo para ju kujtohet në kohë pandemie në VV-së në Shqipëri. Kjo ka ndikuar në raportet mes dy vendeve. Në kuptimin anasjelltas ne kemi edhe taksën rrugore. Ajo që po përdorët lehtësia, sepse po përdoret shumë, duhet të jenë shumë konkrete e të mos përdoret vetëm për foto të bukura”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat