Jahjaga takon udhëheqësin e Shtetit të Katarit

Aktuale

Jahjaga takon udhëheqësin e Shtetit të Katarit

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 12:37
Atifete Jahjaga, Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani

Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga o qëndron në Shtetin e Katarit.

Atje Jahjaga ka arritur që ta takojë emirin e këtij shteti Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani. Me të Jahjaga potencoi se diskutuan për ndihmën që Katari mund t'ia jap Kosovës.

“Me Sheikh Tamim biseduam për rëndësinë e forumeve të tilla, të cilat kanë për synim uljen e impaktit të krizave tek qytetarët, nevojën e bashkërendimit mes qeverive dhe bizneseve, si dhe për krijimin e mekanizmave për të ndihmuar shtetet të cilat kanë resurse të kufizuara. Pashmangshëm, temë e diskutimit ishte edhe Kosova dhe impakti që kriza ekonomike e shkaktuar si pasojë e pandemisë dhe luftës në Ukrainë ka pasur në ekonominë e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.

Poashtu, biseduam edhe për thellimin e bashkëpunimit mes të dy vendeve në të gjitha fushat, si dhe për vazhdimin e ndihmës që Katari mund të jap për Kosovën”, ka shkruar Jahjaga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat