Isa Mustafa për marrëveshjen e energjisë: Tash u mbetet ta gjuajnë veten me gurë, gaz e molotov

Aktuale

Isa Mustafa për marrëveshjen e energjisë: Tash u mbetet ta gjuajnë veten me gurë, gaz e molotov

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 13:19
Isa Mustafa

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar marrëveshjet  e Qeverisë Kurti si atë për tabelat si dhe marrëveshjen që sot u arritë për energjinë.

Mustafa ka thënë se krerët shtetërorë nuk po shpërndajnë përmbajtje të marrëveshjeve, ndërsa ka pasur edhe një porosi për ta.

“Përveç se VV po i negocon marrëveshjet që i kemi arritu më parë, si atë për tabelat dhe këtë për energjinë, s’mund ta komentoj këtë të fundit, sepse ata nuk po e tregojnë përmbajtjen e saj. Tani u mbetet ta gjuajnë veten me gurë, gaz e molotov…!”, ka deklaruar ish-kreu i Qeverisë Mustafa.

Kosova dhe Serbia kanë arritur ta nënshkruajë Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Kështu ka njoftuar gjatë ditës emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me anë të një postimi në ‘Tëitter’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat