Prokuroria fillon hetimet për pajisjen me pasaportë diplomatike të Valdrin Sahitit

Aktuale

Prokuroria fillon hetimet për pajisjen me pasaportë diplomatike të Valdrin Sahitit

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 16:06
Valdrin Sahiti

Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka filluar hetimet për pajisjen me pasaportë diplomatike të dizajnerit, Valdrin Sahiti.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-këshilltari i Albin Kurtit, Durim Berisha.

Berisha ka thënë duke ironizuar se tani drejtësia duhet të konsideroj nëse shitja e fustanëve konsiderohet interes i jashtëzakonshëm shtetëor.

“Pra Prokuroria e Shtetit i ka bartur Prokurorise Themelore kerkesen per te hetuar pajisjen e paligjshme me pasaporte diplomatike te Valdrin Sahitit. I mbetet institucioneve te drejtesise te konsiderojne nese shitja e fustanave konsiderohet interes i jashtezakonshem shteteror.”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Ndryshe Sahiti ka pranuar se posedon pasaportë diplomatike të cilën ka thënë se e meriton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat